Anëtarët dhe stafi i bordit të punës së RENATE, u mblodhën në Shtëpinë e Çlodhjes në Malin e Shën Jozefit,në Mosta, Maltë. Gjatë kësaj jave u bënë vlerësime, reflektime, u ndanë praktikat më të mira dhe u lidhëm së bashku. Gjatë kësaj jave kishte meshë ditore dhe u shërbyen liturgjitë e përgatitura për të dhënë një perspektivë dhe për të bashkërenduar punën tonë. Të hënën e datës 6 nëntor u bë hapja e javës përmes një Forumi Mirëseardhjeje, ku pjesëtarët e hierarkisë, OJF-të vendore dhe Ministri i Brendshëm dhe i Sigurisë Kombëtare Malteze bënë prezantime për trafikimin e qenieve njerëzore dhe për gjendjen vendore.

Kjo u ndoq nga një përmbledhje e çështjeve qeveritare, ku përfshiheshin Rregulloret e Brendshme dhe zbatimi i tyre për bordin e ri të RENATE, që parashikohet të vazhdojë në nëntor të vitit 2018. Gjithashtu, në axhendën e mëngjesit të ditës së martë përfshiheshin çështjet qeveritare, ku u diskutua për rolin e anëtarëve të bordit në RENATE dhe roli i RENATE për bordin.

Raportet vjetore të financës dhe ato të shkruara u prezantuan dhe u ratifikuan nga mbledhja e të hënës pasdite, dhe dita përfundoi me një përmbledhje të Planit Strategjik 5vjeçar të RENATE.

Përparësi ka ndërtimi i një baze të dhënash gjithëpërfshirëse, duke marrë parasysh se për momentin ka 198 anëtarë, një shifër kjo që pritet të rritet.

Është synuar që baza e të dhënave të shërbejë si burim për profilet e anëtarëve të veçantë dhe do të shërbejë si pikë referimi për anëtarësimin, që si rezultat do të mund të gjejnë burimet e partnerëve të projekteve të caktuara.

Me anëtarësimin e RENATE në Platformën Civile dhe Shoqërore të BE-së dhe zotimin për të aplikuar për anëtarësim në Këshillin e BE-së, Bordi i punës vlerësoi përditësimet nga përfaqësuesit që u shprehën gjerësisht për organet përkatëse të BE-së.

Gjatë ditës u zhvilluan diskutime dhe punë në grup, dhe të gjithë patën mundësinë të merrnin pjesë në Ritualin e shenjtë të kërcimit.

Një përbërës kryesor i çdo mbledhjeje ndërkombëtare të RENATE është përballja me traditën vendase. Të mërkurën e datës 8 nëntor u bë hapja e Qendrës së krijuarpër refugjatët nga Bordi i punës, para se ata të kalonin te streha Dar Merhba Bik, që ndodhet në terren dhe drejtohet nga “Good Shepherd Sisters”, ku është anëtare pritësja jonë, Motra Margaret Gonzi. Përveçse u habitëm nga sipërfaqja e madhe e strehës, ajo që tregonte më shumë për përkushtimin e kongregacionit, për dinjitetin e secilit person që hyn në dyert e tyre ishte dekorimi dhe burimet e një cilësie të lartë. Interes të veçantë kishte furnizimi me të mira të mjaftueshme të dhuruara gjatë vizitës sonë te streha. Streha vlerësohet shumë dhe iu krijon vendasve mundësinë që të ndajnë dhe të kontribuojnë në dhënien e ndihmës për personat në nevojë. Shpella e Shën Polit dhe bregdeti i Qawra dhe Bugibba u përfshinë në axhendën e ditës, që përfundoi me një darkë të këndshme në restorantin Ta’Maria.

Kontributi në misionin e përgjithshëm të RENATE, si dhe fushatat: si Dita e Shën Bakhitës (8 shkurt) dhe Dita Botërore kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore (18 tetor), u prezantuan të enjten e datës 11 nëntor. Shumë anëtarë të RENATE folën për nismat e tyre që kishin filluar në shtetet e tyre përkatëse. Njerëzve iu pëlqeu mundësia për të reflektuar rreth veprimeve të tyre dhe për të diskutuar praktikat e tyre më të mira. Veprimtaritë ishin të shumta, duke filluar lutjet në komunitet, veprimi i drejtpërdrejtë te streha dhe në rrugë, e deri te krijimi i byzylykëve prej gome me mesazhe kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe te Fushata e Kombeve të Bashkuara “Kutia e Dhuratave” dhe konferenca kombëtare.

Zbatimi i praktikave të mira, lidhur me mbrojtjen është thelbësor për RENATE dhe sponsorët e saj, që e kanë nxitur RENATE që të hartojë politikat e saj të mbrojtjes.

Të premten e datës 10 nëntor ishte një çast shumë i veçantë kur shtatë anëtarët e grupit kryesor nënshkruan dhe vulosën zyrtarisht dokumentet e politikës së mbrojtjes së RENATE, me dëshmitarë anëtarët e bordit të punës së RENATE.

Thelbësore për identitetin dhe arritjen e qëllimit të RENATE është bashkëpunimi. Sigurimi i sponsorizimeve dhe ndihmës ekonomike, siguron vazhdimin e ekzistencës së RENATE. Për sa i përket planifikimit të së ardhmes, RENATE po eksploron mundësitë e sigurimit të financimit nga një financues profesional. Një burim i sigurimit për anëtarët e Bordit të punës ishin prezantimet e së enjtes së datës 9 nëntor nga financuesi i sapocaktuar dhe nga donatori aktual.

Anëtarët ishin entuziastë, veçanërisht për perspektivat e rritjes se kapacitetit organizativ që ngrihen nga rishikimi dhe përditësimi i faqes së internetit RENATE. Strategjia e Dixhitalizimit të RENATE-s do të zbatohet në një periudhë mbi dyvjeçare dhe presim me padurim rritjen e përgatitjes, e cila do të mundësojë përfshirje më lartë të publikut të gjerë.

Një shembull i kësaj rritjeje të përgatitjes do të jetë krijimi i Hapësirës Dixhitale të Lutjes, një ‘Shtëpi e Lutjeve’, e cila do të mundësojë pjesëmarrjen e Kongregacioneve Bashkëkohore në një shërbesë të lutjes. Ky është një veprim i rëndësishëm për RENATE-n këtë vit, që krijon një lidhje shpirtërore mes bashkësive të ndryshme që dëshmojnë Fjalën e Perëndisë.

Dixhitalizimi do të mundësojë krijimin e një biblioteke online, e cila buron nga Urdhri i ardhur në Romë në Asamblenë e RENATE-s, në nëntor 2016. Kjo bibliotekë online do të përmbajë regjistrime të raporteve/burimeve/filmave, etj., që mund të aksesohen nëpërmjet një kodi hyrës të Anëtarëve në faqen e internetit të RENATE-s. Aktualisht po mbledhim regjistrime filmike nga Anëtarët, në përgatitje të Festivali të Filmit të RENATE-s, që pritet të zhvillohet në Vjenë në vitin 2020, dhe për shfaqjen e tyre në Asamblenë e 3-të të RENATE,që mbahet dy herë brenda një viti dhe që pritet të mbahet në Gjenevë në vitin 2021. Rëndësia e dëgjesës së projekteve përkatëse të anëtarëve, vuri në dukje një përshtatje në axhendën e javës me qëllim përfshirjen e prezantimit të anëtarëve të rinj të Bordit; duke diskutuarpërvojat ndërkulturore dhe duke ndarë raportimet individuale të vendit. Krijimi i një spiraleje të shenjtë me duar të bashkuara rreth një grupinjerëzish ndihmoi në shprehjen e mirënjohjes së njerëzve për të qenë bashkë gjatë kësaj jave.

Shtatë anëtarë të RENATE-s dhanë ndihmesën në studimin kërkimor për Trafikimin e Fëmijëve në vendet e tyre. Studimi pritet të përfundojë në javët e ardhshme dhe një pasqyrë e Përmbledhjes zbatuese iu paraqit Bordit të Punës.

Mbetet shumë punë për t’u bërë përpara finalizimit të raportit, por është menduar që dokumenti do të jetë një pjesë themelore e punës i cili do të informojë angazhimin e RENATE-s në ndalimin dhe parandalimin e Trafikimit të Fëmijëve, një fenomen gjithnjë në rritje në ditët e sotme.