Të Nxënit Përmes Shërbimit në Komunitet.

Projekti “Të Nxënit përmes Shërbimit në Komunitet.” është një përpjekje e përbashkët në vazhdim e ndërmarrë nga Fondacioni “Mary Ward Loreto” dhe shkolla “Rogacionistet” në Lezhë. Në zbatimin e projektit janë përfshirë dyzet studentë dhe ata janë të angazhuar në mënyrë aktive për ta zhvilluar më tej këtë metodologji të re nxënieje.

Ky projekt po ndihmon rininë të kalojë hap pas hapi fazat e projektit “Të Nxënit përmes Shërbimit në Komunitet.”. Fazat e projektit “Të Nxënit përmes Shërbimit në Komunitet.” bëri të mundur, që studentët të zgjidhnin dy projekte komunitare që do drejtohen nga ata në bashkëpunim me bashkinë. Temat e zgjedhura janë:  “Bullizmi” dhe “Jeta gjatë Komunizmit”. Mësuesit dhe drejtoria arsimore po e mbështesin procesin, dhe sidomos mësuesit po bashkëpunojnë për zbatimin e kësaj metodologjie.

Më së shumti theksohet procesi, ku filozofia e të nxënit në komunitet është përmes veprimit:

Puna në grup e studentëve;

Dy ide projekti të përzgjedhura:

  • Bullizmi;
  • Jeta gjatë Komunizmit.

MWL & stafi i shkollës vazhdojnë të mbështesin.

Studentët dhe shkolla i zgjodhën këto dy tema sepse që të dyja dukuritë po ndikojnë te të rinjtë. Bullizmi është goxha shqetësues për të rinjtë, familjet, prindërit dhe komunitetet. Grupet e punës të studentëve po hartojnë veprimtaritë e projektit për këtë dukuri  për të lobuar dhe shtuar ndërgjegjësimin në komunitet dhe shkolla.

Projekti “Jeta gjatë komunizmit” ka theksuar faktin se studentët nuk e kanë përjetuar këtë periudhë, ndërsa prindërit e tyre po. Sistemi i tyre arsimor nuk përfshin historinë e komunizmit dhe studentët përmes metodologjisë “Të nxënit në komunitet” duan të përfshijnë prindërit e tyre dhe komunitetin për të mësuar më shumë për atë periudhë të tmerrshme dhe të rëndësishme që ka kaluar shoqëria shqiptare për pesëdhjetë vjet.

Studentët janë shumë entuziastë dhe kjo na bën të shpresojmë se jemi në rrugën e duhur për t’i përgatitur studentët për punën, që është objektivi kryesor i të nxënit në komunitet.

 

Sjellja e ndryshimit sistematik në sistemin arsimor shqiptar.

Znj. Shpresa Delija, Anëtare e Bordit të projektit të Fondacionit “MWL” për arsimin që nga fillimi, prezantoi gjetjet e hulumtimit arsimor të MWL-së, “Etika në sistemin arsimor”, të kryera në EAPRIL në vitin 2017 në Universitetin Häme të Shkencave të Aplikuara  në Hämeenlinna të Finlandës,në Tryezën e Rrumbullakët të organizuar në fund të nëntorit të vitit 2017. Shqipëria mori pjesë në këtë tryezë të rrumbullakët ndërkombëtare për herë të parë falë Fondacionit “MWL”. Znj. Shpresa Delija kishte 30 minuta në dispozicion për fjalimin plus komente dhe diskutime për gjetjet e hulumtimit për “Etika në sistemin arsimor” të MWL-së për arsimin. Gjatë dy ditëve pasardhëse, u zhvillua trajnimi për Pedagogjinë e mësimdhënies, trajnimi para dhe gjatë punës si mësuese, dhe për aftësi pune. Në konferencë morën pjesë edhe biznese ndërkombëtare dhe promovuan sistemin arsimor dhe teknologjitë e reja.

Pjesëmarrja e fondacionit “MWL” në këtë aktivitet erdhi pas nisjes së hulumtimit në konferencën për arsimin. Ishte një mundësi shumë e mirë. Znj. Shpresa Deliaj po mendon të organizojë një tryezë të rrumbullakët me Ministrinë e Arsimit këtu në Shqipëri për të ndarë gjetjet e hulumtimit të arsimit dhe përvojën në Finlandë, duke nxitur mësuesit dhe studentët që të aplikojnë në programin e shkëmbimit të Erasmus +.  Në buletinin pasardhës do të publikohet dokumenti i prezantuar nga Shpresa Delija. Linku për këtë gjendet te Buletini Informativ 9 i Fondacionit “MWL”.

 

Logjistika e Fondacionit Mary Ward Loreto.

Sektori i logjistikës në fondacionin “Mary Ward Loreto” merret me funksionimin e projekteve dhe me Fondacionin në përgjithësi. Funksioni i këtij departamenti është të sigurohet se një veprim po zbatohet me nivel maksimal. Për momentin, ekipi i logjistikës po merret me shpërndarjen e librit të botuar për Hulumtimin për Arsimin, të kryesuar nga MWL-ja brenda projektit të arsimit. Në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, këto libra do t’iu shpërndahen universiteteve, shkollave dhe kopshteve në të gjithë Shqipërinë ku është kryer ky hulumtim nga Mary Ward Loreto.

Këto libra i kemi shpërndarë që në janar të vitit 2018 nëpër qarqe dhe fshatra të Shqipërisë, si: Tiranë, Kamzë, Lushnjë, Pukë, Krujë, Lezhë, Librazhd, Gramsh, Peqin, Gjirokastër dhe Tepelenë.

Ekipi i logjistikës me shumë pasion, jo vetëm ka shpërndarë librat në terren, por edhe ka folur për vlerën e përdorimit të këtyre librave në shkolla, si mënyrë për të përmirësuar vlerat etike dhe metodat e punës. Ne jetojmë në një kohë kur Shqipëria po synon të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian dhe një nga prioritetet kryesore për t’iu bashkuar BE-së është pasja e etikës, demokratizimit dhe standardeve. Fondacioni “MWL” e prezantoi librin gjatë një aktiviteti të organizuar shtatorin e kaluar në Tiranë. Titulli i konferencës është i njëjtë me atë të librit: Etika në sistemin arsimor shqiptar”. Fondacioni do të zhvillojë një konferencë tjetër që do të përqendrohet te problematikat e hulumtimit të konferencës së organizuar më 19 maj në Shkodër.