Rasti i një gruaje që jeton në Tiranë …

Shumë vajza dhe gra largohen nga vendlindja e tyre dhe shpërngulen në kryeqytet, që të përmirësojnë nivelin e tyre të jetesës. Por jetesa e re, ndryshe nga ajo rurale dhe në zona të izoluara të Shqipërisë, i përball ato me sfida dhe vështirësi.

B-ja u divorcua rreth një viti më parë, por jetonte ende në shtëpinë e ish-bashkëshortit të saj në Tiranë. Ditën që ajo shkoi në qendrën QKT atë e kishin dëbuar nga shtëpia e ish-bashkëshortit. Ajo ishte e pashpresë dhe e rënduar psikologjikisht sepse as familja, as njeri tjetër nuk e mbështeste sepse ishte e divorcuar.

Në të gjithë jetën e saj ajo ka punuar vetëm disa muaj, sepse ajo merrej me punët e shtëpisë dhe kujdesej për të birin, dhe prandaj nuk i njihte rrugët e Tiranës dhe shërbimet e disponueshme.

Pas përpjekjeve të shumta, atë e strehoi një i afërm. Gjatë këtyre ditëve, B-ja u këshillua dhe u shoqërua edhe nga punonjës të QKT në institucione të shumta, që ofronin shërbime emergjence në përputhje me nevojat e saj, në vende që ofronin mundësi punësimi dhe shtëpi falas. Pas disa ditësh në kërkim të punës dhe shtëpisë, ajo u punësua në një fabrikë dhe mori me qira një shtëpi. Ajo punoi disa ditë në fabrikë, por ne e këshilluam vazhdimisht që të gjente një punë tjetër, dhe tani pritet të fillojë një punë tjetër. Gjithashtu, ajo dorëzoi dokumentet e nevojshme për të përfituar nga strehimi social dhe ndihma ekonomike.

B-ja është ndjerë më e fortë dhe është nxitur të trajtojë problemet që ka, falë mbledhjeve, zhvillimit të seancave psikologjike, këshillimit dhe vizitimit të institucioneve të ndryshme.

 

Qendra e Fondacionit MWL për Këshillimin e Grave në Tiranë (ACT).

Në Qendrën e Fondacionit MWL për Këshillimin e Grave në Tiranë (ACT) ka një kërkesë të lartë për mbështetje psikologjike. Ndihma psikologjike, si një shërbim i drejtpërdrejtë i ofruar në ACT, iu është ofruar 18 të rejave/grave që kanë qenë viktima të dhunës në familje dhe abuzimit, të traumave psikologjike, dhe të ankthit të jetës së përditshme. Përpos sigurimit të nevojës për referim, po përpiqen që të ofrojnë mbështetje shtesë, shërbimet përkatëse për trajtimin e problemeve të tyre, dhe zgjidhje të vazhdueshme për jetën. Këto gra dhe këta fëmijë, së bashku me punonjësen kyç, po gjejnë mënyra se si të trajtojnë fuqizimin e tyre, duke njohur të shkuarën e tyre dhe duke përdorur mekanizma të reja dhe të shëndetshme për përballimin e situatave të së tashmes dhe të së ardhmes së tyre.

Një grua, që po kërkonte punë për herë të parë në jetën e saj, mori pjesë në këshillim sepse ndihej që nuk ishte gati emocionalisht për t’i bërë ballë problemeve në punë, si për shembull, përballja me dinamika të ndryshme ndërmjet kolegëve në vendin e punës. Ajo donte që të përmirësonte vetëvlerësimin dhe vetëbesimin.