“Studimi për Luftën kundër Skllavërisë, Hetimi dhe Ndjekja Penale”: Konferenca Ndërkombëtare e Drejtësisë Penale MEDAILLE, Slloveni.

 

Më 11-14 shtator 2017, punonjësi social i Qendrës Mary Ward Loreto për Këshillimin e Grave në Tiranë mori pjesë në konferencën në Bled Slloveni me organizatën Medaille Trust me temë  ”Studimi për Luftën kundër Skllavërisë, Hetimi dhe Ndjekja Penale”.

Skllavëria e ditëve të sotme dëmton njerëzit në të gjithë botën. Skllavëria e ditëve të sotme është një problem i gjerë që nuk mund të shpërfillet, por ka shumë aktorë të rëndësishëm që punojnë për parandalimin e saj dhe luftojnë kundër skllavërisë së ditëve të sotme dhe trafikimit të qenieve njerëzore. Në konferencë morën pjesë 23 delegatë, duke përfshirë:

6 Policë nga Mbretëria e Bashkuar

Shërbimi i Policisë Shqiptare

Ambasada Shqiptare

Shërbimi i Policisë Polake (Polish Police Service)

NCA

Akademikë

Fondacioni Mary Ward Loreto

Të ndryshëm & Të barabartë

Staf i Medaille Trust

Qëllimi i konferencës ishte paraqitja e perspektivave sesi të ndalojmë dhe parandalojmë skllavërinë e ditëve të sotme dhe trafikimin e njerëzve. Kjo u arrit me anë të paraqitjes së situatave dhe shkëmbimit të përvojave të cilat u diskutuan dhe u analizuan.

 

Seminari rajonal me temë “Ecja përpara në trajtimin e krimeve të lidhura me emigracionin në Evropën Juglindore’’ Sarajevë, 19-20 shtator 2017.

 Qëllimi dhe objektivi i seminarit:

Qëllimi i seminarit ishte të forconte bashkëpunimin mes autoriteteve të drejtësisë penale, dhe aktorëve publikë dhe privatë të përfshirë me qëllim trajtimin e krimeve të lidhura me emigracionin në Evropën Juglindore, me vëmendjetë veçantë në parandalimin, ndjekjen penale, bashkëpunimin ndërkombëtar dhe ndërkufitar dhe ndihmës ndaj viktimave. Objektivi i seminarit ishte përcaktimii hendeqeve, sfidave dhe praktikave të duhura, si dhe forcimi i rrjeteve të shkëmbimit të informacionit mes vendeve të origjinës, kalimtare dhe destinacionit duke përdorur një qasje shumëdisiplinore, dhe gjithashtu duke i kushtuar vëmendje problemit të cënueshmërisë së migrantëve.

Pjesëmarrësit: Audienca e synuar në këtë takim përbëhej nga specialistë të lartë dhe profesionistëtë organeve përkatës të sistemeve të drejtësisë penale (gjykatës, prokurorë, oficerë të zbatimit të ligjit, zyrtarë ndërlidhës të policisë), autoritetet qendrore dhe organizata jo fitimprurëse që punojnë në fushën e migrimit, si dhe raste të trafikimit të qenieve njerëzore dhe kalimin e paligjshëm të emigrantëve nga shtetet pjesëmarrëse dhe Partnerët për Bashkëpunim, si dhe misionet në terren të OSBE-së dhe organizatave ndërkombëtare të ngjashme.

Të pranishmit:

19 shtete, të përfaqësuara nga autoritetet qendrore dhe organet e sistemit të drejtësisë penale;

11 Organizata ndërkombëtare dhe OJF, duke përfshirë Fondacionin MWL;