Trajnime mbi trafikimin e qenieve njerëzore dhe skllavëria moderne.

Përpjekja jonë për fuqizim dhe zhvillim njerëzor të rinisë së Shqipërisë ka qenë shumë produktive dhe dinamike gjatë muajve të fundit. Ne kemi punuar në shumë vende duke përfshirë edhe Librazhdin. Ky ishte aktiviteti ynë i dytë në Librazhd dhe këtë herë ishte e pranishme edhe presidentja e fondacionit Motër Imelda Poole. Tema e trajnimit ishte Mendimi Kritik dhe Vendimmarrja te të Rinjtë e Cenueshëm. Ky trajnim u ndoq nga rreth 30 të rinj. Metodologjia e përdorur e shndërroi në një trajnim shumë ndërveprues dhe dinamik. Për ta mbyllur seancën Motër Imelda ndau një histori të fuqishme nga përvoja e saj me të rinjtë në Shqipëri. Ajo theksoi mesazhin se të rinjtë janë të fuqishëm dhe se zgjidhja është në duart e tyre. Seanca u pasua nga një takim shumë produktiv me drejtorin e shkollës dhe siç duket gjëra të mrekullueshme do të ndodhin në të ardhmen për këta nxënës dhe shkollën e tyre.

 

Programi i lidershipit – Një ditë plot me energji pozitive. 

Më 14 qershor, Grupi i Lidershipit të të Rinjve MWL organizoi një veprimtari shoqërore në Parkun Arkeologjik të Apolonisë në Fier. Të rinjtë vizituan zonat arkeologjike të Apolonisë, Kishën e vjetër dhe muzeun e Apolonisë. Ata mësuan shumë për parkun, historinë e tij, dhe u mahnitën nga objektet e shfaqura në muze që ishin gjetur në park.

Pas vizitës në park, ne zhvilluam një tjetër veprimtari në Lushnjë. Këtë herë, ata bënë një takim me një tjetër grup të rinjsh, që janë aktivë në Këshillin Rinor të Lushnjës. Ky takim u mundësua në bashkëpunim me Korpusin e Paqes në Lushnjë.

Në këtë takim, të rinjtë e Programit të Lidershipit MWL ofruan një seancë ndërgjegjësuese për Trafikimin e Qenieve Njerëzore dhe Skllavërisë Moderne. Vetë ata e moderuan takimin nga fillimi deri në fund duke përfshirë edhe diskutimet e grupit për temën.

Kjo ishte përvoja e parë me një grup tjetër të rinj, që janë aktivistë dhe drejtues në komunitetin e tyre. Ata ishin shumë ndërvrprues gjatë aktivitetiti dhe në fund u shprehen që ndiheshin mirë që kaluan 2 orë me bashkëmoshatarët e tyre.

Asambleja e përgjithshme e rrjetit kombëtar për të rinjtë në Shqipëri! 

Më 22 maj, Asambleja e përgjithshme e rrjetit kombëtar për të rinjtë në Shqipëri zhvilloi një mbledhje për prezantimin dhe votimin e kandidatëve dhe organizatave kryesore të nominuara për Rrjetin Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri, ku projekti i MWL-së për të rinjtë ishte një prej kandidatëve. Votimi u mbajt pas prezantimit të secilit kandidat dhe organizate. Në këto zgjedhje, morën pjesë rreth 55 organizata  nga e gjithë Shqipëria për të rinjtë.

Jemi shumë të lumtur që MWL për të rinjtë u zgjodh si një nga organizata që do udhëheqë komisionin e RrKRSh-së. Komisioni udhëheqës përbëhet nga një president, një zëvendës president, një sekretar dhe 5 organizata për të rinjtë, ku përfshihet MWL për të rinjtë, që përfaqësohet nga Artemisa Aliaj, që do jetë pjesë e Komisionit udhëheqës. Urime MWL për të rinjtë!