Parandalimi i radikalizimit dhe i ekstremizmit të dhunshëm.

Më 15 shkurt, projekti i Fondacionit “MWL” për Burrat organizoi një trajnim në Lushnjë, i mundësuar nga trajnuesja Zana Guri. Tema që u diskutua ishte: “Parandalimi i radikalizimit dhe i ekstremizmit të dhunshëm në Shqipëri”. Në takim morën pjesë 25 burra të moshave 25-65 vjeç nga zona e Lushnjës. Grupi ishte i interesuar të dinte se çfarë ndikimi mund të ketë kjo dukuri në familjet dhe komunitetin e tyre dhe se sa e theksuar është kjo dukuri në Shqipëri. Ai ishte një takim ndërgjegjësues  dhe secili pjesëmarrës pati rastin të reflektonte për realitetet e ndryshme dhe gjeti kohën për disa momente reflektimi. Ishte një diskutim i gjallë dhe shumë koherent. Ky takim ishte një sfidë për shkak të sistemit patriarkal dhe natyrës së fshehur të zhvillimit të burrave në Shqipëri.

 

Puka, qyteti që i përket heshtjes…

Është ora 12 e drekës dhe qyteti është plot jetë, nxënësit po kthehen nga shkolla, fshatarët vijnë të blejnë ushqime dhe produkte të tjera, ndërsa të tjerë vijnë për t’u marrë me dokumente administrative, hyjnë e dalin nga zyra të ndryshme, në përpjekje të gjetjes së zgjidhjeve për problemet e tyre. Në një qytet të vogël si Puka, ku të gjithë njihen me njëri-tjetrin, është shumë e vështirë t’i dalësh kundër rrymës.

Pas orës 3 gjithçka ndryshon, qyteti transformohet në një film ku ndodhin gjëra të frikshme. Tani, qyteti i përket dikujt tjetër, i përket heshtjes, të ftohtit apo ndonjë vizitori i cili ka humbur autobusin e fundit. Nëpër rrugë shikon vetëm qen.  Jam këtu me mikun tim Edin, të ngjitur pas celularëve tanë duke u përpjekur të qëndrojmë të lidhur me Tiranën dhe duke pritur që të zhvillojmë një takim me një grup ëndërrimtarësh që mund ta ndryshojnë këtë situatë. Ndonëse i përkasin moshave, feve, bindjeve dhe aftësive të ndryshme, ja tek janë mbledhur të gjithë, me një qëllim të vetëm. Ata duan ta ndryshojnë këtë realitet dhe ta zgjojnë qytetin nga ky gjumë letargjik në të cilin ka rënë. Kanë kaluar 4 orë dhe asnjë nuk e kanë vënë re pasi diskutimi është shumë i gjallë dhe idetë e dhëna janë të shumta. Ky ekip përbëhet nga përfaqësues të bashkisë, të OJF-ve vendore, të zyrave të ndryshme, të departamentit të kulturës dhe nga të rinj që MWL po i mbështet në mënyrë që ata ta bëjnë ndryshimin sistematik dhe të qëndrueshëm realitet për Pukën. Strategjia fillestare, e shoqëruar nga një forum, përqendrohet te turizmi. Kjo do të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin e zonës, në uljen e varfërisë, në emigrim dhe në trafikim.