Ju kujtohen udhëheqësit tanë të vegjël të lagjes “Mirëdita”?

E po, tani janë një vit më të mëdhenj! Në fillim të Programit të Lidershipit të Projektit të Fondacionit MWL për të Rinjtë, ata ishin 15 vjeçarë, por 3 prej tyre janë pranuar në universitete në Shqipëri dhe ne krenohemi shumë me ta! 12 liderët e tjerë janë përkushtuar që ta vazhdojnë programin edhe një vit tjetër. Gjatë kësaj kohe ata do të jenë pjesë e procesit të lidershipit për fuqizim. Që tani dallohet që vetëbesimi i tyre po rritet. Ata kanë dëshirë të madhe që të vazhdojnë të ndërmarrin nisma dhe që të përjetojnë magjinë e të qenit lider. Sa vit të mrekullueshëm që kemi përpara!

 

 

 

 

 

 

Të Bëhesh Trajnuese Për Të Rinjtë.

Në fillim të tetorit, më datë 1 mua m’u dha një detyrë e re si trajnuese për të rinjtë në Fondacionin MWL. Puna me të rinjtë të jep shumë energji sepse ata kanë potencialin që gjithmonë t’i pranojnë sfidat dhe që të përshtaten. Gjatë trajnimeve informuese për “Trafikimin e qenieve njerëzore” më lanë shumë mbresë ndërveprimi i të rinjëve me njëri-tjetrin, aftësitë e tyre analitike dhe informacionet që ata kanë. Udhëtimi nga veriu në jug të Shqipërisë të mundëson që të takosh të rinj që iu përkasin komuniteteve të ndryshme. Ata janë sa të ngjashëm, aq edhe të ndryshëm nga njëri-tjetri. Njëri është introvert dhe ka turp që të thotë mendimet e tij, ndërsa të tjerë kanë mendime dhe ide të qarta, dhe aftësi lidershipi. Që të gjithë kanë potencialin që të zhvillohen dhe që të përballen me luftën e brendshme ndërmjet së mirës dhe së keqes. Trajnimet me të rinjtë janë një mënyrë për t’i ftuar që të reflektojnë për zgjedhjet dhe vendimet e tyre të përditshme, që më pas ndikojnë në të ardhmen e tyre. Kjo është një “luftë” për të identifikuar se çfarë është e mirë dhe çfarë është e keqe.

      

 

Projekti i Fondacionit MWL për të Rinjtë: 40 të rinj nga Lushnja dhe Puka marrin certifikatat që konfirmojnë pjesëmarrjen e tyre në trajnimet “Për zhvillimin njerëzor dhe fuqizimin ekonomik.

Në 29 shtator në Qendrën “Don Bosko” në Tiranë, 40 të rinj nga Puka dhe Lushnja, festuan suksesin e tyre të parë në rrugën e t’u bërë liderë. Atyre iu shpërndanë certifikata, që dëshmojnë përkushtimin e tyre në veprimtaritëe projektit, duke përfshirë:

  • Gjashtë trajnime të zhvillimit njerëzor: Kërkimi për punë, Lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore, Aftësitë komunikuese, Shëndeti mendor dhe emocional, Të ndryshëm dhe të barabartë, dhe sipërmarrja;
  • Kurs Formimi Profesional;
  • Përvojanë Punë;
  • Veprimtari Vullnetare;
  • Veprimtaritë argëtuese dhe  shoqërore në grup;

Në këtë ditë Fondacioni MWL organizoi një takim për t’ju shprehur një falënderim të thellë për vetëbesimin që kanë treguar dhe përkushtimin në projektin e Fondacionit të MWL për të Rinjtë. Ky takim u karakterizua nga gëzimi dhe entuziazmi që ishte arritja më e madhe e këtyre të rinjve kur para 12 muajsh nuk kishin asnjë ide se çfarë do bënin në jetë. Tani ata po shkruajnë historitë e tyre të shpresës, gëzimit, dhe lirisë. Në këtë çast të lumtur të kësaj dite, Presidentja e Fondacionit MWL, Imelda Poole, Drejtuesi i Projektit për të Rinjtë Gazmir Memaj, Drejtori i Njësisë Lëvizëse të Drejtorisë Rajonale të Formimit Publik Profesional, Arben Sinoimeri dhe dy punonjësit kryesorë në Lushnjë dhe Pukë, Shahin Petritaj dhe Ilirjan Lleshi ishin të pranishëm dhe shpërndanë certifikatat. Tani këta të rinj janë gati të nisin punën, 50 % janë tashmë të punësuar dhe po ndryshojnë komunitetet e tyre.