Përballimi i dhunës në familje në zonën e Fierit.

Gra dhe fëmijë në Shqipëri përballen çdo ditë me dhunën në familje. Ky është një fenomen shumë normal në zonat rurale, madje edhe në qytete. Për shkak të shoqërisë patriarkale dhe problemeve të mprehta ekonomike në Shqipëri, këto gra dhe këta fëmijë detyrohen t’a pranojnë dhe t’i nënshtrohen këtij realiteti të dhimbshëm.

Në grupin e grave të Fierit bën pjesë një grua e fortë dhe e guximshme, nënë e dy djemve adoleshentë dhe e një vajze të martuar. Ajo guxoi që të nxirrte në shesh sekretin që rrethonte murin e dhunës në familje, për ndërtimin e të cilit kemi kontribuar që të gjithë në një farë mënyre. Kjo grua ka qenë viktimë e dhunës në familje për vite me radhë, por ajo vendosi që ta thyente heshtjen, duke i thënë “JO” dhunës në familje. Ajo e denoncoi të shoqin, që tani është i burgosur, për shkak të mizorisë që ka treguar ndaj saj.

Ajo nuk i dëgjoi fare gjykimet e të afërmve të saj dhe nuk iu nënshtrua trysnisë së ushtruar prej tyre. E pati shumë të vështirë të vendoste të divorcohej nga burri që e kishte abuzuar për kaq shumë kohë dhe e mori këtë vendim që i ndryshoi jetën, me shumë guxim.

Fondacioni MWL ia referoi çështjen e saj Shërbimeve Sociale të Bashkisë së Fierit dhe një avokati. Gjithashtu, ky fondacion po e ndjek çështjen e saj përmes mbështetjes emocionale, këshilluese dhe informative.

Ajo po ndjek një kurs rrobaqepësie në Qendrën e MWL për Gratë dhe po merret me punë dore dhe është shprehur se pas vendimit që ka marrë, ajo ndihet e çliruar dhe tani është pjesë e një grupi aktiv në Qendrën e MWL për Gratë.

 

Mbështetja e grave në nevojë.

Gjatë tetorit, dy gra nga grupi kanë ndërmarrë nismën për të përdorur 6 dynym tokë, që përdorej për kultivimin e sherbelës, duke investuar në mbjelljen e grurit. Ato janë marrë me plugimin, shkrifërimin dhe më pas me mbjelljen e farave të grurit. Fondacioni MWL ka investuar në këtë nismë përmes pagimit të qerasë së tokës dhe plugimit stinor. Gjithashtu, gratë kanë investuar 42.300 Lekë për proceset e shërbimit të tokës, për farat e grurit dhe për plehun.

 

 

 

Kursi i gjuhës angleze për gratë në Tropojë.

 

Arma më e fortë në luftimin e cenueshmërisë dhe për të rritur fuqizimin e grave dhe vajzave është arsimimi. Projekti i Fondacionit MWL për Gratë, që ushtron veprimtarinë në Tropojë, iu ofroi 11 vajzave në fshatin e Rajës kursin e gjuhës angleze. Ato janë të lumtura për këtë nismë dhe janë të angazhuara në mësimnxënien e nivelit fillestar të gjuhës angleze.

 

 

 

 

Projekti i MWL për Gratë, në bashkëpunim me vullnetarët e Trupave të Paqes, organizuan një kamp veror treditor me vajza.

Projekti i MWL për Gratënë bashkëpunim me vullnetarët e Trupave të Paqes, organizuan një kamp veror treditor me vajza të reja. Temat e trajtuara në kamp ishin: Lufta kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore, Lidershipi dhe Aftësitë Komunikuese, si dhe shëndeti mendor, stresi dhe depresioni. Këto tema kishin të bënin veçanërisht me të rinjtë. Gjatë këtyre veprimtarive,vajzat u angazhuan gjithashtu në lojëra të ndryshme aktive ose në gatimin e biskotave.Vajzat kaluan me njëra-tjetrën tre ditë intensive ndërveprimi. Kjo veprimtari mundësoi nxjerrjen e informacioneve me shumë vlerë për to, nëpërmjet këtyre veprimtarive shoqërore. Ato shprehën dëshirën e organizimit të më shumë veprimtarive të ngjashme, veçanërisht gjatë periudhës së pushimeve verore. Në këtë kamp veror morën pjesë 12 vajza.