Faleminderit MWL, faleminderit babi!

 

Unë nuk jam gazetar, por kur je në një situatë të tillë dhe gjendesh përballë një fëmije, që të prek në zemër, të lind dëshira që ta ndash këtë histori me të tjerët.

Si koordinatori vendor për Projektin e Fondacionit MWL për Burrat, në Lushnjë, unë zakonisht shkoj për vizita pune te anëtarët e projektit. Një ditë po shkoja te Saimir Shehu, që Fondacioni MWL e mbështeti për ndjekjen e kursit  profesional për saldator. Ndërsa flisja me Saimirin për punën e re që kishte nisur në një biznes privat pranë shtëpisë së tij (ndërtimin i portave të hekurit, hekurudhave dhe i disa punëve të tjera në komunitetin e fshatit), një vajzë nëntë apo dhjetë vjeçare hyri në vendin e punës. Ajo u frikësua dhe shkoi përqafoi Saimirin. Unë i buzëqesha dhe i thashë: “ Kush është kjo bukuroshe?”. Saimiri m’u përgjigj: “Ime bijë.” Ai vijoi: “Erisa, përshëndete xhaxhin. Ai ma ka mundësuar kursin.” Erisa më pa me sy mirëpritës dhe të dashur, dhe më shtrëngoi dorën. Më pas ajo vijoi: “Ti je nga Fondacioni që ndihmoi babanë tim. Faleminderit!”. I thashë: “Përse më falënderon?” Ajo m’u përgjigj me shumë çiltërsi: “Sepse ti ke bërë të mundur që babi im të punojë këtu sot dhe tani të mos shkojë më në Greqi për punë”. Kureshtar, e pyeta: “Pse je kaq e lumtur që babai nuk shkon më në Greqi?” Ajo vijoi: “Sepse tani mami nuk do të qajë më. Më në fund, unë, mami, dhe vëllai do festojmë Krishtlindjet dhe Vitin e Ri së bashku me babanë këtu.”

Pasi vogëlushja Erisa e tha këtë, ajo rendi drejt mamasë së saj. Saimiri i buzëqeshi, ndërsa unë u ndjeva i çliruar, isha i lumtur dhe u ndjeva shumë falënderues ndaj donatorëve tanë, dhe sidomos ndaj Fondacionit, që të paktën një fëmijë është i lumtur në këtë Shqipëri me probleme të pafundme.

 

Një histori… 

Fondacioni Mary Word Loreto dhe Projekti i tij për Burrat në zonën e Shkodrës kanë nënshkruar në fazën e parë, ofrimin e 9 kurseve në periferitë e Shkodrës, në një marrëveshje bashkëpunimi me Drejtorin e Kurseve Profesionale në Shkodër, në degët e instalimit të paneleve diellore, mobilier, riparim dhe instalim i pajisjeve elektroshtëpiake.

Një nga personat e interesuar në këto trajnime ishte z. Lulash Shpataj, që u regjistrua në kursin për mobilier.

Lulashi,  është baba i një vajze njëmuajshe dhe bashkëshortja e tij është e papunë dhe ai është një ish ushtar i Forcave të Armatosur në Departamentin e Laç-Vau i Dejës. Ai është një emigrant i kthyer, dhe pasi është pushuar disa herë nga puna, ka mbetur i papunë! Lulashi ndoqi kursin për mobilier, pas një përvoje të ngjashme në Greqi, ku ai punoi si maragnoz dhe do të donte të kishte punuar si mobilier.

Pas përfundimit të kursit, ai filloi punën menjëherë si marangoz në rrjetin shoqëror ku e kishin kërkuar të bënte shumë riparime. Këtu përfshihen mobilie për shtëpi apo vende pune. Me përpjekje dhe sakrificë, dhe me ndihmën e Fondacionit Mary Word Loreto, ai arriti të ngrinte një punishte të vogël të tijën.

Kjo ndërmarrje punësimi është zgjeruar dhe tani i ofron atij punë në një nga dyqanet e prodhimit të mobilierive në Shkodër, por ndërkohë ai punon gjithashtu dhe në punishten e tij.

Lulashi i është shumë mirënjohës Fondacionit Mary Word Loreto dhe i falënderon që i hapën atij dritën jeshile për t’u aftësuar në këtë profesion me të cilin ai ka mbështetur jetën me familjen e tij.

 

Nevoja e kurseve profesionale për personat që nuk kanë mundësi financiare.

Ermiri është një djalë nga qyteti i bukur i Shëngjinit. Ai është i martuar dhe jeton me familjen e tij. Si shumica e të rinjve shqiptarë, ai është i papunë. Ai donte të ishte i kualifikuar profesionalisht, por gjendja e tij ekonomike nuk e lejoi ta bënte këtë kualifikim. Veprimtaritë e Fondacionit MWL në Lezhë dhe mundësitë e ofruara burrave lidhur me fuqizimin e aftësive financiare dhe sociale, e kanë ndihmuar tej mase këtë burrë. Ermirit iu ofrua një sponsorizim me kostot për transportin, në mënyrë që të trajnohej dhe pajisej me një komplet me pajisje hidraulike, për të punuar si hidraulik. Ermiri e ka përfunduar me sukses kursin profesional për hidraulik. Sot, ai punon në një kompani ndërtimi për Hidraulikë Profesionale. Ai është punëtor i kualifikuar dhe merr një rrogë mujore. Për rrjedhojë, mirëqenia e tij ekonomike është përmirësuar. Ermiri i është shumë mirënjohës i Fondacionit MWL për mundësitë që iu ofron njerëzve, që për shumë arsye, nuk kanë mundur të përmbushin ëndrrat dhe pasionet e tyre. Sot ne ju prezantojmë me çështjen e Ermirit, por në qytetin e Lezhës ka edhe njerëz të tjerë, jeta e të cilëve ka ndryshuar për mirë falë ndërhyrjes së Fondacionit Mary Ward Loreto dhe mundësive që i ofron njerëzve në nevojë socio-ekonomike.

 

 

 

 

 

 

 

Raport mbi situaten në  Zall Bastar.

Reshjet e dendura të shiut në fillim të Dhjetorit shkaktuan shumë dëme në territorin e Zall Bastarit. Rritja e nivelit të lumit ka shembur shtyllat energjisë elektrike dhe zona  ka mbetur pa u furrnizuar me energji për një kohë të gjatë. Intensiteti i renies së shiut  ishte i pazakonte dhe i fuqishem për pasoje erdhen edhe deme të jashtëzakonshme. Stafi shoqates,  “For the Gender integration Association” Shoqate e cila operon në zone prej vitesh e mbeshtetur edhe nga Fondacioni Mary Ward Loreto, ka  evidentuar demet  si me poshte vijojnë:

Theksojmë që akset që lidhin fshatrat me qendrën e njësisë janë totalisht të dëmtuara.

Reshjet e dendura të shiut kanë shembur urat  të cilat kane bllokuar  totalisht  fshatrat,  nxenesit  për në shkollë  furnizimet, gjithcka nuk fuksionion në  zonat  e përfshira. Ndihmat nga pushteti lokal apo qendror kanë qënë të pakta dhe nuk i kanë bërë ballë situates në raport me nevojën.

Dëmtime të mëdha ka në Urat si:

E dëmtuar totalisht ura e cila lidh fshatin Mëner i Sipër me Njësinë të bllokuar afëresisht rreth 800 banorë. Problem është  furnizimi i tyre me ushqime si dhe  furnizimi me bazë ushqimore për  blegtorine.  Në këtë zonë janë dëmtuar dhe rreth 15 shtëpi.

E dëmtuar ura pasarelë (këmbësore) në Lagjen Fezaj e cila ka sjellë pengimin e fëmijëve për të frekuentuar shkollën pasi është e vetmja rrugë për të lidhur banorët e kësaj zone me shkollën e Mesme dhe 9-vjeçare.

Ura që lidh fshatin Vilëz me qendrën e njësisë dhe kryeqytetin e dëmtuar pjesërisht por e pakalueshme edhe për mjetet e rënda, të bllokuar mbi 1000 banorë.

Ura e Bastarit që lidh fshatrat Bastar i Mesëm – Bastar Murrizë me njësinë dhe kryeqytetin e dëmtuar pjesërisht, totalisht i dëmtuar segmenti Bastar i Mesëm, Bastar Murrizë ku mbeten të bllokuar mbi 1200 banorë.

Gjithashtu e dëmtuar pjesërisht edhe ura e Zall-Dajtit e cila është rruga e vetme që lidh Njësinë Admninistrative Zall-Bastar me Kryeqytetin.

Bashkangjitur ketij informacioni jane edhe disa foto nga keto permbytje.