Fondacioni “Mary Ward Loreto” në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, organizoi   në veri të Shqipërisë, Konferencën “Etika në sistemin arsimor shqiptar”.

Konferenca për prezantimin e Studimit “Etika në sistemin arsimor shqiptar”, u zhvillua më 19 maj 2018 në Hotel Rozafa. Zhvillimi i tij u kryesua nga Projekti i Mary Ward Loreto për Arsimin dhe grupi i tij dinamik i punës, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit. Ky kërkim u zhvillua nga ACER, Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike dhe u udhëhoq nga Dr. Zef Preci.

Përhapja e sjelljes joetike në shkolla nuk është matur ndonjëherë më parë në Shqipëri. Fondacioni Mary Ward Loreto, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, kanë realizuar një kërkim kombëtar në të gjitha nivelet arsimore, nga niveli parashkollor deri në Master, në mënyrë që të masin seriozitetin dhe shpeshtësinë e sjelljes joetike. Ky kërkim u zhvillua nga ekipi akademik i ACER-it, i udhëhequr nga Dr. Zef Preci, duke përdorur një metodologji të përzier, me një kampion përfaqësues për secilin nivel arsimi në shkallë kombëtare. Si një aktor i rëndësishëm në arsimin shqiptari, zëri i personave të veriut i shtoi vlera dhe rriti ndërgjegjësimin e kësaj situate. Ky zë ngriti çështje të rëndësishme të arsimit të të rinjve shqiptarë.

Qëllimi i konferencës në Shkodër ishte të nxiste strategji dhe nisma të reja për përmirësimin e arsimit për çdo fëmijë dhe të ri në Shqipëri. Në këtë konferencë morën pjesë 170 persona, duke përfshirë: Mësues, përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, prindër, studentë, OJF dhe përfaqësues të bashkive të Shqipërisë së veriut.

Imelda Poole, Mary Ward Loreto President during an interview with local media.

Sr. Imelda Poole, Presidentja e Fondacionit Mary Ward Loreto, dha një argument domethënës mbi qëllimin dhe rëndësinë e këtij studimi:

“Në një kohë kur Shqipëria po punon për anëtarësimin e plotë në BE, Qeveria shqiptare është përkushtuar në rishikimin e kuadrit të saj konceptual për arsimin cilësor, duke ndjekur rekomandimet e programeve arsimore të Këshillit të Evropës, që synojnë arsimin demokratik, aftësitë për jetën dhe formimin e karakterit.

Fondacioni Mary Ward Loreto është i përkushtuar në zbatimin e vlerës themeltare të lirisë, drejtësisë dhe sinqeritetit dhe në eliminimin e trafikimit të qenieve njerëzore. Nëse sistemet në Shqipëri nuk funksionojnë në mënyrë të përsosur në të gjitha nivelet, sidomos në atë arsimor, atëherë asnjëra prej këtyre vlerave apo qëllimeve nuk mund të arrihen.

Para se të mund të bëhen ndryshime, duhet zhvilluar një kërkim për të zbuluar se çfarë e prish përsosmërinë. Ky kërkim është hapi i parë. Kërkimi sjell rekomandime dhe nëse ato rekomandime ndiqen, atëherë ato sjellin ndryshimin.

Një pengesë që nuk po trajtohet në veri është lëvizshmëria. Për më tepër, sistemi arsimor nuk po i shërben komunitetit. Ne kemi ardhur në Shkodër sepse realiteti juaj është ndryshe, zëri juaj duhet dëgjuar dhe nevojave tuaja iu duhet dhënë zgjidhje.

 Pas konferencës së parë kombëtare të zhvilluar në Tiranë, Projekti i MWL-së për Arsimin në bashkëpunim me shkollën “Rogacionistet” në Lezhë po zbaton metodologjinë e të nxënit në komunitet.

Të nxënit në komunitet përfshin studentët e projekteve për detyrën, që zbatojnë të nxënit në klasë në bashkëpunim me organizatat vendore, që kanë për qëllim të ndikojnë pozitivisht në komunitet. Përkufizohet si një filozofi, pedagogji dhe model për zhvillimin e komunitetit, që përdoret si një strategji institucionale për përmbushjen e qëllimeve të të nxënit dhe/ose standardet e përmbajtjes.

Të nxënit në komunitet është të nxënit përmes veprimit. Studentët i zbatojnë ato që mësojnë në klasë për çështje në komunitet dhe në të njëjtën kohë mësojnë nga përvoja ndërsa përmbushin objektiva të vërteta për komunitetin.  Kjo sjell demokratizim të sistemit arsimor.

Do t’i përgjigjemi nevojave të nxjerra në pah dhe do të ndjekim të gjitha pikat e veprimit që u përmendën në konferencë, dhe  veçanërisht do të vlerësojmë ndikimin e gjetjeve të këtij kërkimi. Raporti i këtij kërkimi ndahet me të gjitha shkollat pjesëmarrëse në kërkim. Po planifikojmë ta ndajmë edhe me shkolla të tjera.”

Ju lutemi klikoni këtu për të lexuar versionin në anglisht të raportit të kërkimit “Etika në sistemin arsimor shqiptar”.

DEMOKRATIZIMI DHE RINIA.

Fondacioni MWL në bashkëpunim me  ANTTARC (Qendra Kombëtare dhe Burimore për Trajnim dhe Asistence Teknike), mbështetur me fonde të Bashkimit Evropian në kuadër të projektit PACT (Partnerë së Bashku kundwr Korrupsionit) , po zbatojnë projektin “Mësimi, Praktikimi dhe Influencimi përmes Praktikës së Integruar”. Projekti i MWL për të rinjtë, i udhëhequr nga Gazmir Memaj, është aktualisht në Lezhë dhe po zbaton këtë projekt. Synimi i këtij projekti është që rinia të marrë pjesë aktivisht në proceset e vendimmarrjes dhe monitorimit të politikave publike vendore për të luftuar kundër praktikave të paligjshme dhe sjelljet joprofesionale të korrupsionit nga institucionet publike.

Qëllimi kryesor është demokratizimi  i funksionimit të bashkisë dhe transformimit për ndryshim sistematik.


 

Projekti i MWL-së për arsimin në të nxënit në komunitet, iu bashkua “Festivalit të gatimit” në Lezhë, më 6 maj 2018.

Projekti i Mary Ward Loreto për Gratë dhe studentët e shkollës “Rogacionistet”, pjesëmarrës në Projektin e MWL-së për Arsimin për të nxënit në komunitet, iu bashkuan “Festivalit të gatimit” më 6 maj në Lezhë. Ky aktivitet u organizua nga Bashkia e Lezhës. Biznese të shumta morën pjesë në këtë aktivitet dhe prezantuan produktet dhe pajisjet e tyre kulinare specifike për zonën.

Mary Ward Loreto prezantoi me krenari produkte artizanale të krijuara nga Qendra për Gratë në Kallmet. Studentët e të nxënit në komunitet u ftuan të prezantonin dy mini projektet, që po i zbatojnë në shkollën e tyre.

Ata ishin të gatshëm të kishin një rol aktiv në prezantimin e këtyre dy projekteve për të arsimuar dhe mundësuar diskutime. Temat e trajtuara përfshijnë:

1) Bullizmi

2) Regjimi komunist në Shqipëri

(“Bullizmi” dhe “Kujtesë për të mos harruar”.)

Metodologjia e të nxënit në komunitet përfshin të nxënit, praktikën dhe angazhimin civil. Ky aktivitet mundësoi që gratë dhe studentët t’i vinin këto në praktikë duke vepruar në komunitet.

Mirëpresim aktivitete të tjera të ngjashme me këtë!