Më duket e përshtatshme që kjo hyrje po shkruhet më 8 mars, ditën që të gjithë e kujtojmë për të drejtat e grave në mbarë botën. Sot në mëngjes thuajse i gjithë stafi i MWL-së, madje edhe burrat, u përfshi në aktivitetet e organizuara për të drejtat e grave. Marshimi u udhëhoq nga shumë gra, por pjesëmarrës ishin edhe burra, që punonin për të drejtat njerëzore.  Ndryshimin mund ta sjellim vetëm së bashku.

Që nga botimi i buletinit informativ të fundit, ka pasur një mori me aktivitete të organizuara nga stafi i MWL-së në kuadër të punës së tij për eliminimin e trafikimit të qenieve njerëzore. Prandaj, është shumë e rëndësishme që t’i falenderojmë për pasionin dhe përkushtimin e tyre në këtë mision për transformimin e shoqërisë. Artikujt e ndryshëm në buletin shprehin shtrirjen e gjerë të veprimit dhe vështirësitë e hasura në një vend ku sistemet statutore nuk janë ende funksionale, dhe ku niveli i varfërisë rritet dita ditës.  Ligji është i dobët dhe kjo i lë shumë njerëz të pashpresë, edhe kur ata duan të ngrenë zërin për veten. Çfarë duhet bërë për të sjellë ndryshim të vërtetë? Përgjigja për këtë është gjithmonë puna në rrjet dhe të shprehurit si një zë i vetëm. Ka pasur ndryshime të mëdha në numrin e rrjeteve, të cilave i përkasim, dhe partneriteteve ku na kanë ftuar t’i bashkohemi, që nga buletini i fundit. Këtë javë mirëpritëm një grup punonjësish socialë nga Madridi, Firence, Portugalia, Shkodra, Elbasani dhe Tirana, ku MWL-ja është partner. Të gjithë po bashkëpunojnë për të bërë kërkime për nivelin e punës sociale në qytetet e tyre përkatëse dhe për të parë se si bashkë mund të sjellim ndryshimin përmes dialogut dhe trajnimeve ndërkufitare. Së shpejti, Fondacioni “MWL” do të organizojë një trajnim për mbledhjen e fondeve  që përfshin punonjësit në fushën  kundër trafikimit nga e gjithë Shqipëria dhe përtej kufijve deri në Evropën Lindore, ku anëtarët e rrjetit RENATE hasin vështirësi në zbatimin e financimit të shumë punëve të nivelit bazë në fushën kundër trafikimit të qenieve njerëzore. Momentalisht, një nga anëtarët e stafit të MWL-së, që është punonjëse sociale gjendet në SHBA me një grup policësh shqiptarë, që do të trajnohen për trajtimin e krimeve seksuale në vend. Kjo mundësi është mirësjellje e ICITAP, që është me bazë në ambasadën e SHBA-së. Në mënyrë që të zbatohet praktika më e mirë, duhet të merret në konsideratë çdo lloj metode.

Ndërsa marshoja në të ftohtë dhe në shi sot në mëngjes, duke ndarë çadrën me një grua nga komuniteti rom në Shkodër, më gëzoi shumë sensi i saj i humorit dhe hareja e saj, pavarësisht kohës së keqe. Së bashku mund të sjellim vërtetë ndryshimin.

 Imelda Poole IBVM (Presidente e MWL)