Puna kërkimore e Projektit të Fondacionit MWL për Arsimin, e quajtur “Etika në sistemin arsimor shqiptar” u lancua, në Prill të vitit 2017. Aktualisht, puna kërkimore po studiohet dhe po përdoret për diskutime në të gjitha nivelet e sistemit arsimor shqiptar, duke filluar nga parashkollorët, deri tek universitetet. Tre aktorët kryesorë në sistemin arsimor, përkatësisht fëmijët, prindërit dhe mësuesit janë të përfshirë në këtë studim të vazhdueshëm në të gjithë Shqipërinë.

Një ndikim nga Konferenca për Arsimin ka qenë i papritur dhe nxitës:

  • Shpresa Delija do të paraqesë gjetjet e punës kërkimore të Fondacionit MWL për arsimin në prill të vitit 2017, në Universitetin Häme të Shkencave të Zbatuara, në Hämeenlinna të Finlandës në fund të nëntorit të vitit 2017.
  • Në ditën Ndërkombëtare të Etikës, Departamenti i Psikologjisë dhe Pedagogjisë i Fakultetit të Shkencave Sociale, në Universitetin e Tiranës zhvilloi një konferencë për sfidat në arsim. Fondacioni MWL pati mundësinë që të ndante të dhënat e raportit të studimit, me hulumtues dhe aktorë të tjerë të fushës.
  • Shumë universitete kanë kërkuar kopje të studimit kërkimor si një instrument për t’u përdorur nga studentët për kërkimet rreth arsimit në Shqipëri. Të gjitha shkollat dhe universitetet e përfshira në kërkim kanë kërkuar kopje për studime të mëtejshme. Në të gjithë vendin, kërkesa po ndiqet hap pas hapi aty ku është zhvilluar projekti nga Ekipi i Logjistikës i Fondacionit MWL.

Personeli dhe stafi akademik i Fondacionit MWL nga shkolla “Rogacionistët” në Lezhë, kanë nisur zbatimin e projektit të të nxënit në komunitet. Është rënë dakord për hapat që do të ndërmerren, dhe nxënësit dhe stafi janë angazhuar plotësisht në proces përmes trajnimeve të mëtejshme në etikë dhe gjykimit në grup me komunitetin vendor të përfshirë. Synimi është promovimi i një metode të re novatore pedagogjike, që i mundëson nxënësittë jenë jo vetëm të suksesshëm në të ardhmen, por edhe që t’i përgatisin si agjentë që do sjellin ndryshimin shoqëror.

 

Trajnimi i studentëve të shkollës së mesme “Rogacionistët” rreth metodologjisë së të Nxënit përmes Shërbimit në Komunitet.

Të Nxënit përmes Shërbimit në Komunitet është një metodologji e re e të nxënit, që nuk njihet dhe zbatohet në Shqipëri.

Fondacioni Mary Ward Loreto mbështet zbatimin e kësaj qasjeje në një shkollë në veri të Shqipërisë.  Kjo është një metodologji që mund të zbatohet në të gjitha nivelet arsimore, duke filluar nga kopshti e deri tek universiteti. Projekti pilot i kësaj qasjeje ka nisur në nivel të shkollës së mesme. Është parashikuar që nxënësit në sistemin arsimor të Shqipërisë, të zhvillojnë orë praktike në disa lëndë, si histori, kimi, biologji, letërsi, etj., por nuk zbatohen si projekte të hartuar për t’i ardhur në ndihmë komunitetit, por si pjesë e kurrikulës zyrtare vetëm disa orë në semestër.

Ndërsa metodologjia e të të Nxënit përmes Shërbimit në Komunitet synon kombinimin e kurrikulës shkollore me veprimtaritë praktike dhe projektet, si dhe të zbatojë në praktikë atë që është përvetësuar teorikisht.

Kjo metodologji synon të mbështesë studentët, mësuesit dhe komunitetet, që të kenë një rol më aktiv dhe që të japin kontributin e tyre për një shoqëri më të mirë. Zbatimi i kësaj metodologjie ka nisur me 37 nxënës nga shkolla “Rogacionistët” në Lezhë, të cilët janë trajnuar rreth kësaj metodologjie. Nxënësit e përfshirë në këtë proces, do të shoqërohen nga mësuesit. Ky proces do të shërbejë si një qasje e të nxënit për të dyja palët, në mënyrë që t’i mundësojnë ata të përvetësojnë njohuri të reja, të zbulojnë më shumë për funksionimin e komunitetit dhe të zhvillojnë aftësi për jetën, jo vetëm përmes proceseve të të nxënit në klasë, por edhe përmes veprimtarive jashtëshkollore.

 

Raport i shkurtër i javës së trajnimit të Nxënit Përmes Shërbimit në Komunitet në Sarajevë.

Java e trajnimit e të Nxënit përmes Shërbimit në Komunitet në Evropën Qendrore dhe Lindore, përfshirë Konferencën dhe TiT, u zhvillua nga 2-6 tetor 2017 në Sarajevë. Kjo ishte një mundësi shumë e mirë për përmirësimin e njohurive dhe krijimin e një rrjeti me kolegët e rajonit, dhe ishte një përvojë me vlerë për të hyrë në thellësi në mënyrën e aplikimit të një projekti të të Nxënit përmes Shërbimit në Komunitet. Konferenca dhe trajnimi u drejtua nga ekspertë të CLAYSS dhe MIOS nga Tuzla. Të Nxënit përmes Shërbimit në Komunitet është një pedagogji novatore, e cila përfshin një qasje të gjithanshme për nxitjen e zhvillimit të kompetencave të ngjashme.Ky është një reagim për të dyja, si për sfidat e arsimit të shekullit të 21, edhe për nevojat e komuniteteve vendore. Kjo konferencë javore, takimet me partnerët dhe TiT (Trajnimi i Trajnuesve) shërbyen për njohjen dhe përmirësimin e kuptimit të veçorive rajonale dhe të asaj që na bashkon.

 

 

 

 

 

 

 

 

Konferenca për të Nxënit Përmes Shërbimit në Komunitet në Buenos Aires, Argjentinë, 22-26 gusht 2017.

Konferenca e 20-të Ndërkombëtare për të Nxënit përmes Shërbimit në Komunitet, u zhvillua më 22-26 gusht 2017, në Sallën e Konferencës San Agustín të Universitetit Katolik Pontificia, Argjentinë.

Konferenca u organizua nga CLAYSS me mbështetjen e Organizatës së Shteteve Ibero-Amerikane (OSHIA) dhe Ministrisë e Arsimit të Argjentinës. Ajo mblodhi mësues, drejtorë dhe studentë të të gjitha niveleve dhe modaliteteve, si dhe institucione të arsimit të lartë dhe organizata shoqërore që në punën e tyre për arsimin përdorin Qasjen e të Nxënit përmes Shërbimit në Komunitet.

Konferenca Clayss u konsiderua si ngjarja më e rëndësishme për specialistëtdhe institucionet që bazohen në qasjen pedagogjike të të Nxënit përmes Shërbimit në Komunitet. Gjatë takimit u organizuan në të njëjtën kohë 16 workshop-e me pjesëmarrës të shtresave dhe përvojave të ndryshme shoqërore, në zhvillimin e praktikave dhe programeve të të nxënit në komunitet dhe me pjesëmarrjen e specialistëve kryesues nga Argjentina, Amerika Latine dhe rajone të tjera në botë.

Për të dytin vit, kishte përfaqësues nga Evropa Qendrore (Universiteti Matej Bel në Bank sa Bistrica), dhe gjithashtu për herë të parë u ftuan të merrnin pjesë përfaqësues nga Evropa Lindore.

Në përfaqësimin e Fondacionit Mary Ward Loreto dhe nismës së re të Projektit të të Nxënit përmes Shërbimit në Komunitet në Lezhë, zonja Edlira Gjoni mori pjesë në të gjitha seancat e këtij takimi të Qasjes së të Nxënit përmes Shërbimit në Komunitet.

Java e të të Nxënit përmes Shërbimit në Komunitet kishte tre elemente kryesore për të ftuarit nga Shqipëria:

Vizita në shkolla që praktikojnë Qasjen e të Nxënit përmes Shërbimit në Komunitet Argjentinë (grup i vogël i të ftuarve të veçantë)

Nëpërmjet pjesëmarrjes në Simpoziumin të Studimit Kërkimor dhe Workshop-eve për të kontribuar në kuptimin e bazuar në fakte të të Nxënit përmes Shërbimit në Komunitet dhe hapat e tjerë për përdorimin më të gjerë të qasjes. Fondacioni MWL ishte pjesë e një grupi të vogël që përfitoi nga ky simpozium.

Konferenca e të Nxënit përmes Shërbimit në Komunitet e hapur për 600 pjesëmarrës për të Nxënit përmes Shërbimit në Komunitet si pedagogji dhe rrjet i të Nxënit përmes Shërbimit në Komunitet në botë.

Më shumë se 600 pjesëmarrës nga e gjithë bota morën pjesë në Konferencën e të Nxënit përmes Shërbimit në Komunitet, e cila ofroi një ekuilibër të mirë të kontributeve të 20 viteve të fundit të të Nxënit përmes Shërbimit në Komunitet për arsim cilësor dhe gjithëpërfshirës. Seanca kryesore u përqendrua kryesisht në të Nxënit përmes Shërbimit në Komunitet si risi dhe arsimit tradicional në Amerikën Latine dhe në botë. Pjesa kryesore e konferencës ishin workshop-et ku pjesëmarrësit u përfshinë në veprimtaritëe 12 seancave,ku u diskutuandhe planifikuan hapat e ardhshëm për  të Nxënit përmes Shërbimit në Komunitetnë shkolla, universitete dhe organizata. Workshop-et krijuan ide dhe informacione të dobishme për Clayss dhe për pjesëmarrësit sesi të nisin një projekt të të Nxënit përmes Shërbimit në Komunitet në shkollë, si të përdorin të Nxënit përmes Shërbimit në Komunitet në  kontekstin e cënueshmërisë shoqërore, si të përdorin të Nxënit përmes Shërbimit në Komunitet në lëndë të ndryshme shkollore dhe veçanërisht në shkencë dhe teknologji, mënyrat më të mira të përdorimit të dobishëmtë të Nxënit përmes Shërbimit në Komunitet në Shkencat Shoqërore dhe trajnim për qytetari aktive të studentëve, etj.

Në fund të ditës së parë katër ish studentë nga Argjentina, Kili, Uruguai dhe Meksika, të cilët kishin shfrytëzuart ë Nxënit përmes Shërbimit në Komunitet në shkollë, ishin ftuar të ndanin historitë e tyre të suksesit. Kjo ishte pjesa më e mirëpritur e konferencës, duke qenë se të katër studentët iu rikthyen një rasti të të Nxënit përmes Shërbimit në Komunitet pas 10 viteve. Kështu që ishte me interes të madh të vëzhgohej ndikimi i qasjes në punë dhe karakteri i këtyre katër studentëve, që sot janë drejtues komuniteti ose punojnë në profesione të respektuara, si: zdrukthëtar, ciceron, veteriner dhe mësues.

Të katërt theksuan se të Nxënit përmes Shërbimit në Komunitet, përveç performancës më të mirë akademike, i ndihmoi ata të bëhen qytetarë më të rregullt, aktivë dhe njerëz të angazhuar, si dhe rriti ndjenjën e tyre të përgjegjshmërisë në komunitetet ku jetojnë.

Të Nxënit përmes Shërbimit në Komunitet  eshte një qasje e shkëlqyer e cila vendos studentët dhe komunitetin në qendër të procesit. Përveç shërbimit ndaj komunitetit, studentët marrin përvojë dhe aftësi përtej arritjeve akademike.

Të Nxënit përmes Shërbimit në Komunitet është një nga qasjet më të dobishmee provuar për të ndihmuar nxënësit në angazhimin qytetar, të bëhen qytetarë më të denjë dhe të udhëheqin në moshë të re.

Fondacioni MWL mund të konsiderohet organizata kryesore në Shqipëri për projektet e të Nxënit përmes Shërbimit në Komunitet dhe në rrjetin e NK-së që është duke u ndërtuar nga Clayss në Evropën Qendrore dhe Lindore. Të Nxënit përmes Shërbimit në Komunitet është një mundësi e mirë për stafin, për shkollat, për studentët dhe për organizatën që shembullin e Fondacionit MWL në Lezhë t’ua tregojnë të tjerëve jashtë Shqipërisë. (Edlira Gjoni, Buenos Aires, 26 gusht 2017)

Ndërsa shkruajmë, dy anëtarë të stafit të shkollës “Rogacionistët” në Lezhë dhe një anëtar i stafit nga Fondacioni MWL po vazhdojnë kursin për të Nxënit në Komunitet në Sarajevë, si pjesë e procesit të tyre të zbatimit të metodologjisë në shkollë.

Detajet e Clayss: www.clayss.org.ar