Shërbejini Zotit me dashuri të madhe dhe lirinë e mendjes (Mary Ward).

Këtë vit 6 miq të Mary Ward në Shqipëri shkuan në Romë për reflektim shpirtëror. Disa prej nesh ishim për herë të parë në Romë dhe ishte një përvojë e re e mrekullueshme. Grupi përbëhej nga persona që sillnin një larmi kulturash, vinin nga vende të ndryshme të botës, por të gjithë ishin anëtarë të komunitetit Mary Ward.

Ne ndamë dhe morëm informacione për jetën e Mary Ward-it; letrat që ka shkruar, historinë e saj, rrugëtimin e saj shpirtëror në piktura dhe leksionet e saj. Ajo që e bëri më reale ishte vizita në vendin ku Mary Ward, gjeti vizionin e saj të qartë “Për Të Mos Qenë Kurrë Vetëm” gjatë rrugëtimit për të themeluar këtë kongregatw të re dhe të guximshme për gratë. Ishte shumë frymëzuese të qëndroje ku ka qëndruar ajo dhe të luteshe aty ku ajo është takuar me personat që i kanë qëndruar pranë kauzës së saj.

Ne ndjemë sikur ishim kthyer në kohë dhe sikur Mary Ward ishte ende gjallë dhe sikur po ecnim dhe po jetonim me të.