Mbledhja e dytë ndërkombëtare e Miqve të Mary Ward, gusht 2017

York St. John, e enjte, 10 gusht 2017.

Kjo veprimtari mblodhi 125 miq të Mary Ward nga të gjitha kontinentet dhe nga 25 shtete të ndryshme, si: Shqipëria, Argjentina, Austria, Australia, Brazili, Kanadaja, Kili, Kuba, Gjermania, Hungaria, India, Irlanda, Kenia, Koreja, Mauricus, Nepali, Peruja, Rumania, “Roma”, Afrika e Jugut, Spanja, Tanzania, Mbretëria e Bashkuar, SHBA-ja dhe Zimbabve.

Katër miq të Mary Ward nga Shqipëria, Sara Capaliku, Manushaqe Cypi, Gazmir Memaj dhe Pjetër Tanushaj iu bashkuan kësaj veprimtarie. Motra Imelda Poole (IBVM) ishte një nga tre folësit kryesorë në këtë konferencë, përfshirë edhe Motrën Gemma Simmonds CJ (Kolegji Heythrop, Universiteti i Londrës), dhe Dr. Elaine McDonald (Universiteti i Qytetit të Dublinit).

Na u bë shumë qejfi që të dy Eprorët e përgjithshëm, si Motra Jane Livesey CJ dhe Motra Noelle Corscadden IBVM, patën mundësi të bënin një prezantim dhe që të dyja mbajtën fjalime frymëzuese.

Pas përfundimit të fjalimeve kryesore, ne patëm kohë të bënim diskutime në grup, duke ndarë mendimet me grupimet kombëtare dhe vendosëm se çfarë dhe si do ta kthenim përvojën e javës me ne në shtëpi.

Gjatë konferencës, një pjesë të të gjitha ditëve ne i kaluam duke vizituar vendndodhjet e Mary Ward. Këtu përfshihen: Kështjella Ripley, ku Mary Ward ka jetuar me kushërinjtë e saj Ingleby kur ka qenë fëmijë; Katedralja Ripon, ku janë pagëzuar vëllezërit e saj; Mulwith, ku ajo ka lindur dhe është rritur; Bishop Thorton, një kishë jokonformiste, që kishte një dritare me figurën e Mary Ward; Mali Grace dhe Faltorja “Lady” në Osmotherly, ku ajo u lut për t’u shëruar nga një sëmundje e rëndë, dhe Osbaldwick, ku ajo është varrosur.

Ishte kënaqësi dhe nder të takonim dhe të ndanim përvojat tona me shumë miq të Mary Ward nga e gjithë bota.

Rezultatet:

Ne jemi frymëzuar nga folësit tanë të shkëlqyer kryesorë, dhe ata na njohën me mënyrat se si Mary Ward ka qenë profetike në kohët e saj.

Motrat Jane dhe Noelle u përqendruan në jeten e Mary Ward dhe në realitetin e “unitetit” tonë si Familja e Mary Ward. Ato u shprehën për nevojën për të jetuar me anë të kësaj përvoje dhe jo përmes kategorive të CJ apo IBVM, qofshin fetare apo jo, me anë të të cilave jemi vetidentifikuar tradicionalisht. Jemi nxitur që të “gëzojmë thirrjen e Zotit te njëri-tjetri” dhe si pjesëtarë familjeje që jemi, të fillojmë të kërkojmë të afërmit tanë të familjes së Mary ward që kemi kohë pa i takuar.

Talks and Documents

 

Miqtë e Mary Ward  në Shqipëri duke ndikuar në të ardhmen e Mary Ward, nëpërmjet lutjeve, reflektimeve, lidershipit të përbashkët dhe veprimtarive shoqërore.  

Miqtë e Mary Ward  në Shqipëri takohen çdo muaj për të reflektuar për jetën  e Mary Ward. Gjatë mbledhjeve tona, ne lutemi, reflektojmë, ndajmë me njëri-tjetrin dhe këndojmë së bashku. Gjithashtu, ky grup organizon ekskursione një ditore dhe seanca të shkurtra lutjeje.

Seanca e fundit e lutjeve u mbajt në qendrën e jezuitëve në Vaqarr, më 16 korrik. Miqtë e Mary Ward kanë ëndërr ta zhvillojnë misionin në qendrën shpirtërore të Vaqarrit, ku mund të mblidhemi, lutemi dhe reflektojmë së bashku, si dhe të tërheqim më shumë njerëz në lutjet tona nëpërmjet mënyrës jezuite të lutjes.

Atë ditë, ne u lutëm, gjykuam dhe reflektuam së bashku për të ardhmen e grupit tonë, identitetin dhe misionin e tij. Miqtë e Mary Ward jane një grup shpirtëror me bazë kristiane dhe ungjillore, me lidership të përbashkët dhe udhëheqje për veprime shoqërore. Kemi rënë dakord se misioni yne është lutja dhe reflektimi së bashku si një grup shpirtëror, si dhe pasja e një projekti të vogël, duke bërë punë vullnetare dhe gjëra konkrete. Ne jemi shumë të lumtur që të ftojmë më shumë njerëz për t’iu bashkuar ekipit tonë. Ne takohemi çdo muaj dhe do të punojmë në ekipe, ku secili prej ekipeve do të trajtojë çështje të ndryshme dhe do të drejtojë mbledhjet e përmuajshme.

Në mbledhjet e fundit, që u mbajtën në muajt tetor dhe dhjetor, ne u bëmë pjesë e dialogut të IBVM-së me rrethet e diskutimit fetar për lidershipin pjesëmarrës. Këto u dërguan në Mbretërinë e Bashkuar për të dhënë kontributin e tyre në refleksionet e Peshkopatës. Ne diskutuam dhe reflektuam për disa pyetje të rëndësishme, si: Si/Kush/Në ç’mënyrë ndikojnë Miqtë e Mary Ward në Shqipëri në komunitetin IBVM/CJ?