Trajnimi i stafit të Fondacionit MWL për Politikat e Sigurisë.

Fondacioni MWL tashmë ka përfunduar procesin e krijimit të Politikave të Sigurisë për të mbuluar punën me të gjithë fëmijët, përfituesit, stafin, vizitorët dhe bashkëpunëtorët që erdhën në qendrat tona gjatë vitit. Stafi i Fondacionit MWL u përfshi në këtë proces, duke shkëmbyer idetë e tyre, përvojat dhe problemet, si dhe ndihmesën që dhanë në zhvillimin e kësaj linje veprimi.

Trajnimi i parë përfshiu një ditë prezantimi mbi temën për të gjithë drejtuesit e fondacioneve në Shqipëri dhe përgjegjësve të tyre të mbrojtjes. Kjo ditë u financua nga donatorët tanë evropianë dhe u drejtua nga ECPAT. Takimi u mbajt në 5 shtator. Po atë ditë, i njëjti ekip i ECPAT drejtoi një ditë prezantimi rreth mbrojtjes dhe ruajtjes së sigurisë me stafin e MWL. Të mërkurën, më 20 shtator trajnimi për Mbrojtjen dheSigurinë u drejtua nga avokati i MWL dhe konsulenti kryesor për përpilimin e dokumentit të Fondacionit MWL për Mbrojtjen. Ky ishte për të gjithë stafin e Fondacionit MWL dhe u mbajt për të paraqitur dhe shpjeguar përmbajtjen e projekt dokumentit dhe për ta përditësuar atë me ide dhe sugjerime nga secili anëtar. Kjo ditë trajnimi ishte në vazhdimësi të trajnimit të parë, të kryesuar nga ECPAT.  Ju lutem klikoni këtu për të lexuar fletepalosjen e Politikave te Sigurise ne MWL.