Frida është një 19-vjeçare që është pjesë e grupit të programit të lidershipit në lagjen Mirdita  në Durrës. Ajo vjen nga një familje me shumë fëmijë, përkatësisht 4 motra dhe një vëlla. Ajo është studente në vit të parë në Universitetin e Durrësit për menaxhim biznesi.  Që kur filloi të merrte pjesë në këtë program, Frida ra në sy falë potencialit të saj si lidere në grup. Ajo është një vajzë e zgjuar dhe ambicioze, e cila e di se çfarë kërkon nga vetja. Ajo është e fortë dhe është e sigurt që do i përmbushë qëllimet e saj. Komuniteti dhe mjedisi ku ajo jeton është shumë i vogël krahasuar me potencialin që ajo ka. Në veprimtaritë sociale që zhvillohen brenda grupit të trajnimit për lidershipin, ka pasur shumë veprimtari vullnetare të organizuara për personat e cenueshëm. Këtu përfshihen grupet e të moshuarve të braktisur dhe fëmijëve në situatë rruge.  Angazhimi i Fridës ka qenë mbresëlënës falë ndjeshmërisë së saj ndaj personave të cenueshëm dhe idealeve të saj për të rinjtë e moshës së saj. Ajo do ta bëjë botën ku jetojmë një vend më të mirë. Edhe brenda grupit ajo është një aset dhe të rinjtë e tjerë i drejtohen asaj për mbështetje. Ajo është shembulli më i mirë i mundësisë për zhvillim të këtyre të rinjve. Ajo është tashmë një lidere në komunitet dhe një shembull për të rinjtë e komunitetit të saj.