Siç e dimë, ky është viti i pestë i pranisë së Fondacionit “MWL” në Shqipëri.

Gjatë këtyre viteve, jemi përballur me vështirësi të mëdha, sidomos për shkak të faktit se populli shqiptar ka përjetuar vite tranzicioni. Kjo nuk është diçka e thjeshtë. Misioni i Fondacionit “MWL” është gjithëpërfshirës dhe këtu mund të përmendim trajtimin e problemeve që po pengojnë ndryshimin në Shqipëri, për sa i përket zhvillimit dhe krijimit të një jete të re. Fondacioni “MWL” është i përqendruar në dhënien fund të dukurisë së trafikimit, duke i ndihmuar njerëzit që të kuptojnë sa potencial kanë dhe cilat janë vlerat dhe talentet e tyre përmes fuqizimit ekonomik dhe social.

Duke qenë fondacioni i parë që trajtoi punën në shkallë të gjerë në zonat rurale dhe të cenueshme të vendit, është dashur shumë punë nga ne dhe sigurisht edhe më shumë financim. Gjithashtu, ndikim shumë të madh ka pasur dhe shtrirja jonë gjeografike, sidomos në zonat e cenueshme dhe të izoluara të vendit. Kjo na ka afruar më shumë me këta njerëz, përmes projekteve gjithëpërfshirëse që kanë ndikuar në integrimin dhe forcimin e fokus grupeve. Janë krijuar shumë bashkëpunime dhe partneritete, dhe këto e kanë ndihmuar MWL-në në punën për eliminimin e trafikimit të qenieve njerëzore në Shqipëri. Kjo duhet konsoliduar më tej nëse duam të kemi rezultate edhe më të mira në këtë aspekt të misionit të MWL-së. Disa nga vështirësitë e hasura janë si vijon: procesi i regjistrimit, përballimi i dështimeve të shtetit, sfida e financimit dhe e donatorëve vendas, puna e bërë për të siguruar bashkëpunimin me autoritetet vendore, gjetja e partneriteteve të duhura, kultura e vendit, shtrirja gjeografike, mungesa e arsimimit dhe izolimi i zonave rurale. Pavarësisht gjithë këtyre sfidave dhe falë arritjeve të këtij fondacioni dhe punës së ekipit, Fondacioni “MWL” ka ndërmarrë rrezikun ta çojë punën edhe më tej. Shpresojmë që në vitet pasardhëse, Shqipëria do lehtësojë varfërinë  dhe trafikimi i qenieve njerëzore do mbetet në të shkuarën.

Bëhuni pjesë e misionit tonë dhe dhuroni duke klikuar këtu.