Një Raport nga Imelda Poole IBVM në Konferencën kundër Trafikimit, Festimet Jubilee të 175-të të Provincës Indiane IBVM.

Përpara shumë vitesh, shkova si vullnetare në Indi. Gjithmonë më kishte pëlqyer të shkoja me mision në këtë vend! Tani, pas shumë vitesh, ndodhem në një rajon të vogël të Indisë Verilindore, në një vend që më ka lënë mbresa të tilla, sa nuk i kisha përfytyruar kurrë më parë. Numri i madh i njerëzve, zhurmat, aromat dhe varfëria e skajshme, ishin të parat që e tronditën thellë psikikën time atë mëngjes, kur udhëtoja nga aeroporti i Kalkutës, në Shtëpinë e Loreto-s, që ndodhej m’u në zemër të qytetit.

Atje qëndrova vetëm një natë, ku më mirëpritën në mënyrë të jashtëzakonshme, dhe më pas u ktheva në aeroport. Udhëtimi drejt aeroportit, la sërish mbresa të mëdha tek unë. Gjatë tij, pashë shumë veta brenda nevojtoreve publike të rrethuara me mure buzë rrugës, teksa merrnin avdesin e mëngjesit. Shumë shpejt zbulova se, në shumë prej vendeve që vizitova, hapësirat e pastra private ishin luks. Shitësit ambulantë të shumtë në numër, kishin filluar të përgatisnin gatimet e ditës, dhe në të katër anët, ndjeheshin aroma që talëshonin gojën lëng. Rrugët gëlonin nga miliona riksha, tregtarë dhe qindra kioska të vogla në çdo qoshk e skutë, ku shitej gjithçka që ta kishte ënda të blije. Nëpër to endeshin lopë. Gjatë herës sime të parë në Kalkutë, qëndrova në Rançi, ku kishte një shkollë të Loreto-s dhe ku miqtë mirëpriteshin sipas traditës vendase me hedhje lulesh, larje duarsh apo vendosjen e një kurore rreth qafës. Ky rit u përsërit kaq herë gjatë qëndrimit tim të mrekullueshëm, në këtë vend kaq të bukur! Në Rançi, ditën e parë të qëndrimit tim dyditor, e kalova në misionin e ri të MWL-së me Jezuitët në Gumla, që ndodhej rreth dy orë larg. Këtu, dy motra po e ndihmojnë Drejtorin e shkollës jezuite të hapë një shkollë të re në gjuhën angleze, e cila do të shërbejë edhe si shkollë e mesme, krahas asaj tetë-vjeçare, duke ofruar trembëdhjetë klasa. Pavarësisht se gjendej në mes të një komuniteti tejet të populluar dhe me nevoja të shumta, kampusi ofronte çdo aspekt të kujdesit social për një jetesë të mirë. Në këtë kamps, kishte edhe tre shkolla të tjera që drejtoheshin nga jezuitët. Mund t’i imagjinoni vetë përmasat e këtij misioni. Patëm mjaft kohë për të biseduar me komunitetin e jezuitëve/Loreto dhe të shihnim të ashtuquajturin kuvendin jezuit, për të kuptuar se si funksiononte në tërësi. Ishte tejet interesant. Dita përfundoi në  shkollën e gjuhës angleze, duke kënduar dhe vallëzuar. Ishte një ditë e bukur dhe mbushur me dashuri, ku të gjithëu kujdesën në mënyrë të veçantë, që të ndjehesha si në shtëpinë time. Falënderojmotër Marionin dhe të gjithë komunitetin për çastet e paharrueshme që kaluam bashkë.

Të nesërmen u ktheva në Kalkutë, ku mezi gjeta pak kohë të përgatitesha për Konferencën e madhe Ndërkombëtare Kundër Trafikimit, e cila u zhvillua në një qendër konferencash në afërsi të Shtëpisë së Loertos. Programi i konferencës, e cila i përmbushi të gjitha pritshmëritë e 389 pjesëmarrësve, që vinin nga: mbarë India, Bangladeshi, Nepali dhe madje edhe nga vende të largëta, i është bashkëlidhur këtij raporti. Ajo ishte organizuar nën kujdesin e veçantë Motër Monica Suchiang nga IBVM-ja dhe ekipit të saj të madh dhe të mrekullueshëm, që përfshinte Qendrën Sociale “Mary Ward” në Kalkutë, stafin e saj dhe një panel me persona kyçë nga pesë OJF të tjera të rëndësishme. Për ta kthyer këtë aktivitet në një sukses të vërtetë, çdo gjë ishte planifikuar më së miri. Roli im, si një prej anëtarëve të panelit, ishte të prezantoja një prej temave të caktuara, të titulluar “Roli i OJF-ve dhe OSHC-ve në Evropë”, si dhe të mbaja fjalën në ceremoninë e mbylljes, duke e lidhur përvojën e kësaj konference me përvojën time si misionare kundër trafikut në Shqipëri. Që të dyja ditët ishin një përvojë shumë e çmuar. Në mënyrë të veçantë, mora pjesë në dy seminare iluminuese: njëri ishte për shfrytëzimin seksual dhe trafikimin, ndërsa tjetri për krimet kibernetike dhe trafikimin. Ky i fundit, ishte një kthesë e madhe për mua. Specialistët e sigurisë dhe krimeve kibernetike folën rreth mënyrës se si kriminelët drejtonin tregtinëe tyre përmes teknikave të ndryshme të pagjurmueshme nëfaqete fshehta të internetit, duke përfshirë edhe në rrjetin e zi. Ceremonitë e hapjes dhe të mbylljes ishin të mbushura me rite, sugjerime të shkëlqyera dhe u përmbyllën me valle tradicionale, që shprehnin shpresat dhe ëndrrat për të ardhmen. I gjithë aktiviteti u transmetua drejtpërsëdrejti, linkun e së cilës mund ta gjeni në faqen e Facebook-ut të Qendrës Sociale Mary Ward në Kalkuta. Atë natë, së bashku me Monica Suchiang-unnga IBVM-ja, më ftuan në Shtëpinë Krahinore, për të festuar dhe ngritur dolli për suksesin e konferencës. “Zonja e shtëpisë” ishte motër Anita Braganza nga IBVM-ja, udhëheqësja krahinore dhe Presidentja e Qendrës Sociale Mary Ward në Kalkuta. Ajo kishte folur me pasion dhe frymëzim të madh në atë konferencë. Edhe motrat Brenda dhe Judy nga IBVM-ja, që kishin folur të dyja kaq mirë në ceremonitë e hapjes dhe të mbylljes, ishin nga kryesia e IBVM-së në Romë. Në këtë festë, ishte edhe motër Macarena nga kryesia e IBVM-së, që kishte ardhur në Indi për konferencën. Ajo shpreson të vizitojë Nepalin nga fundi i javës, ku ndodhet edhe një komunitet i Fondacionit Loreto.

Të nesërmen, ditën e hënë, më 27 nëntor, u ktheva sërish në aeroport, por kësaj radhe po udhëtoja drejt Bodogrës, që ndodhej më në veri, në rrethin e Daxhilingut, ku qëndrova për tre ditë. Ky vend ndodhej në mes të fshatrave të pasur në kopshte çaji, ku çajmbledhësit jetojnë me më pak se një dollar nëditë. Bodogra njihetsi qytetshtigjesh. Aktualisht po ndërtohet një rrugë e madhe automobilistike, duke formuar kryqëzime të mëdha, që lidhinIndinë me katër vendet e tjera: Nepalin, ku MWL-ja ndërmerr misione për zonat në nevojë sociale;Bangladeshin, ku MWL-ja drejton një shkollë; Mjanmarin dhe Kinën.

Të gjithë ditën e parë e kalova me çajmbledhësit e tre fshatrave. Atje na përgëzuan me rite të shumta, dhe po aq të bukura. Në fund të ditës, balli im fekste nga ngjyrat, të cilat vendosen me delikatesë në lëkurë pas ritualit të larjes së duarve. Pothuajse të gjitha këto gra janë pjesë e grupeve dinamike vetëndihmëse, që drejtohen nga punonjësit socialë të “Mary Ward”. Këto gra janë nxitëset dhe shtytëset e aksionit në komunitetet e tyre. Një njërin fshat, falë këmbënguljes së një gruaje, po shtroheshin tubacionet për tualete në çdo shtëpi, në mënyrë që vajzat dhe gratë të shpëtonin nga dhomat e përbashkëta të larjes, ku përjetonin çdo ditë frikën e përdhunimit. Brenda pak muajsh, ëndrra e tyre do të bëhet realitet. Në fshatrate tjera, atokishin nxitur ndërtimin e rrugëve dhe urave, për të garantuarrrugë të sigurtanë fshatrat e tyre. Aktualisht, shumë vajza po qëndrojnë në shkollë, për të shmangur martesat në fëmijëri. U diskutuan një mori temash, dhe u vunë në skenë shumë shfaqje, ku secila trajtonte temat me të cilat përballeshin si: dhuna në familje, bashkëshortë të alkoolizuar etj. Të shikoje se si pothuajse të gjitha gratë kishin krijuar dhe ishin anëtare e të ashtuquajturave sindikata kreditore, ishte kaq mbresëlënëse, dhe shumë prej tyre kishin hapur llogari bankare. Dinjiteti dhe guximi i tyre ishin një frymëzim i vërtetë për mua. Të gjitha e përfaqësonin vetë veten, madje edhe vajzat. Në mbrëmje, mbërritëm në fshatin e fundit të çajmbledhësve, ku grupet vetëndihmëse jo vetëm që e kishin fuqizuar kooperativën e tyre, por po prodhonin edhe shumë produkte prej jute. Ishin aq të bukura siç duken edhe në fotografi. Përpara se të largoheshin në mbrëmje, për t’u kthyer në shtëpinë e komunitetit në Siliguri, disa prej vajzave hodhën “vallen e shpresës” nën tingujt e muzikës së kamionit dhe blicet e telefonave celularë.

Dita pasardhëse, filloi që në orën 6.10 të mëngjesit, me një ecje 20 minutëshe në shtëpinë e komunitetit Adoratricepër në meshë. Nata kishte qenë e lagësht, dhe binte ende një shi i imët teksa ecnim në rrugët e gurta të mbushura me llogaçe. Biseduam me motrat pas meshës, dhe dëgjuam për punën e tyre në rrethin e dritës së kuqe të Siligurit, ku kishin një qendër kujdesi për gra.

Në një vend me popullsi prej 80 milion njerëzish, është pothuajse e pamundur t’i trajtosh si duhet problemete tilla si prostitucioni i të miturve apo abuzimi.

Më vonë, pasi zbuluam se vullnetarët australianë e kishin humbur trenin nga Kalkuta, ndryshuam program dhe u nisëm herët në mëngjes drejt Panigatës, një vendi rrëzë maleve të të cilit gjarpëronin lumenj, dhe që ndodhet në afërsi të qytetit Daxhiling. Këtu vizituam një prej shkollave të Fondacionit Loreto ku drejtoresha, një motër dyzetvjeçare e fondacionit, ishe diagnostikuar me kancer, dhe si rrjedhojë detyrën e saj e kishte marrë ndihmës trajnuesi i seminaristëve të krahinës.  Disponueshmëria e motrave në këtë krahinë është mbresëlënëse. Shumë prej tyre bashkëpunojnë ngushtësishtme njëra-tjetrën në misione, dhe shumë shpesh gjenden përballë sfidave dhe vështirësive nga më të ndryshmet. Këtu, katër motra punuan me një ekip të shkëlqyer në fushën e mësimdhënies, ku një klasë kishte të paktën tetëdhjetë nxënës. Infrastruktura e shkollës linte shumë për të dëshiruar, dhe për katër vitet e fundit ishe mbështetur nga  “Mary Ward International”, Australi.

Pas një dreke të shkurtër, zbritëm buzë lumit në rrëzë të malit, që të çonte drejt qytetit Daxhiling. Ndaluam gjysmë ore për të shijuar bukurinë e atij vendi, por nuk reshtnim së kujtuari situatën e skajshme të vendasve, fëmijët e të cilëve ndiqnin shkollën e Loreto-s. Shumë prej burrave ishin duke grumbulluar poplat që ishin shpërndarë buzës së lumit, që më pas do të mblidheshin me kamion, që gurthyesit t’i përgatisnin si materiale ndërtimi. Pothuajse të gjitha familjet kanë mbetur të papuna, për shkak të mbylljes së kopshtit të çajit, në vend të të cilit, një korporatë ka ndërtuar një qendër tregtare shumë funksionale në periferi të qytetit, që do të shërbejë si burim i ri të ardhurash. Shpejtas, filluam t’i ngjiteshim malit, duke përshkruar një shteg të mbushur me popla, që të çonte në një fshat tjetër, ku ndodhej edhe një punonjës terreni i qendrës sociale “Mary Ward”. Në këtë rajon, peizazhi ishte mahnitës, por vendasit jetonin jo vetëm në varfëri të skajshme, por edhe në kushte edhe më të këqija se çajmbledhësit në fusha. Ujë kishte vetëm një orë në ditë, dhe iu kushtonte çajmbledhësve gjysmën e rrogës. Nëse gjatë asaj ore nuk gjendeshin në shtëpi, shkonte një burrë për t’i hapur çezmat. Të dëgjoje historitë e tyre në ato shtëpi aq të varfra, të ndërtuara pranë njëra-tjetrës në rrëzë të një xhungle, ishte me të vërtetë e dhimbshme. Vetëm një javë më parë, një elefant kishte vrarë një prej burrave të fshatit, dhe asnjë prej tyre nuk guxonte të dilte natën, pasi i druheshin kafshëve të mëdha. Pak kohë më parë, një panterë kishte ngrënë bariun e kopesë së dhive të një fshatari. Gjatë udhëtimit tonë në këtë vend, pamë shumë majmunë që vrullonin nëpër rrugë. Pavarësisht të gjitha këtyre, vendasit vijojnë të qëndrojnë aty, duke mbledhur çaj në kopshtin vendor. Në fund të ditës,të tetë ne, duke përfshirë edhe Axhain, një punonjëse të shkëlqyer të Qendrës Sociale “Mary Ward”, shkuam në kinemanë e Siligurit, së bashku me komunitetin vendas, dhe pamë filmin “Superylli sekret”, prodhuar nga një regjisor i shquar i Bollivudit, që trajtonte një histori tejet prekëse për dhunën në familje dhe fuqizimin e grave. Filmi dhe aktrimi ishin të jashtëzakonshëm, dhe dukej se, fakti që ishte i gjithi në gjuhën hindu, nuk kishte kurrfarë rëndësie. Regjisori ia kishte kushtuar atë “Nënave dhe mëmësisë”. E mrekullueshme!

Mëngjesin e ditës sime të parafundit në Indi, e kalova duke përshëndetur vullnetarët australianë, dhe duke biseduar dhe ndarë përvojën e punës së stafit të “Mary Ward Loreto” në Shqipëri, me stafin e qendrës sociale “Mary Ward” në atë vend. Më pas, u ktheva sërish në Kalkutë, pasi kalova një kohë me të vërtetë të mrekullueshme dhe frymëzuese në rrethin e Daxhirlingut. Falënderoj motër Lenën dhe të gjithë komunitetin që e bënë qëndrimin tim kaq të veçantë.

 

Imelda Poole IBVM