Divjaka, një vend që duhet bërë i njohur!

Njerëzit më të lumtur nuk kanë më të mirën, por bëjnë më të mirën me ato që kanë. Ky është citimi që shpreh ndjenjat tona gjatë aktivitetit në Divjakë. 120 njerëz ndoqën prezantimin e kërkimit të drejtuar nga Projekti i MWL-së për Burrat në bashkëpunim të ngushtë me intelektualët vendorë. Në vetëm 82 faqe ne kemi shpjeguar historinë, kemi shfaqur bukurinë, dhe kemi treguar sfidat dhe të ardhmen e këtij komuniteti, që po e ndërtojnë së bashku. Divjaka është një pjesë e vogël e Shqipërisë e bekuar nga Zoti me tokë shumë pjellore dhe një peizazh marramendës. Pavarësisht këtyre pasurive, edhe Divjaka është braktisur dhe vuan nga plagët e migrimit dhe trafikimit, veçanërisht te të rinjtë. Në këtë komunitet ka shumë mundësi punësimi, sidomos në fushën e bujqësisë, por tani njerëzit kërkojnë më shumë siguri, e cila gjendet në standardin e jetesës me arsim cilësor, kujdes shëndetësor dhe drejtësi të efektshme. “Tani që e kemi këtë kërkim, do të jetë më e thjeshtë për ne që të zbulojmë identitetin tonë dhe t’i shtojmë vlera edhe brezave të ardhshëm. Do të shtohet dëshira që të tjerët të jetojnë në këtë komunitet dhe të përballen së bashku me sfidat çdo ditë. Në këtë mënyrë ne do ta ndalojmë emigrimin dhe do të mbrohemi nga trafikimi”, tha Fredi Kokoneshi, kryetar bashkie dhe banor i qytetit. Si rrjedhojë e këtij kërkimi dhe në kuadër të rekomandimit të tij, vetëm dy javë pas aktivitetit, të gjithë personat kyç vendorë në komunitet organizuan një tryezë të rrumbullakët për të diskutuar rekomandimet e dhëna në kërkim, duke nisur me krijimin e një muzeu në qytet.

*Falënderojmë në mënyrë të veçantë për mbështetjen e kësaj nisme në mënyra të ndryshme dhe për ndihmën e dhënë për arritjen e suksesit të këtij projekti: Anna Hawkes CJ, Imelda Poole, Shahin Petritaj, Flamur Pjeternikaj dhe Patty Stein.

Divjaka: The Research Report in Albanian Language.

Divjaka: Research Report in English Language.

 


 

Forum i hapur për promovimin e turizmit në Pukë.

 

Në zemër të maleve në veri të Shqipërisë gjendet një qytet i vogël, i bukur, me emrin Pukë. Ndonëse ndodhet  më pak se 128 km larg Tiranës, nevojiten afërsisht 3 orë për të arritur atje. Qyteti, dhe ata që jetojnë atje, mbështeten shumë te pyjet dhe industritë minerare. Tani që pyjet dhe mineralet janë shfrytëzuar pa kontroll, popullata rrezikohet shumë nga shfrytëzimi. Njerëzit janë të lodhur dhe të pashpresë, sepse nuk kanë punë, iu mungon sistemi i kujdesit shëndetësor, arsimi i efektshëm dhe mundësitë e shumta. 60% e popullsisë është larguar nga zona për të gjetur vende të tjera për të jetuar, ku kanë më shumë mundësi. Gjatë këtij procesi të vështirë, shumë familje i kanë humbur djemtë dhe vajzat e tyre gjatë kalimit të kufijve në këmbë gjatë dimrit për të shkuar në Greqi, kalimi i detit me gomone për të shkuar në Itali dhe tashmë fshehja në kamionë me mjet të rremë identifikimi. Shumë vajza kanë humbur komunikimin dhe lidhjen me familjen e tyre pas martesave të detyruara ose mundësive për punë jashtë vendit. Këta njerëz po rrezikojnë çdo gjë, sepse sipas tyre “nuk kanë asgjë për të humbur”. MWL-ja ka punuar për vite të tëra në Pukë për parandalimin dhe ndërgjegjësimin ndaj trafikimit të qenieve njerëzore dhe gjetjen e mënyrave dhe mundësive për zhvillimin e komunitetit. Veprimtaria më e fundit e organizuar nga MWL-ja, në bashkëpunim me bashkinë vendore dhe katër OJF, që janë partnerët tanë, ishte një forum për zhvillimin e agroturizmit në këtë zonë. Turizmi konsiderohet si mundësia më e mirë për zhvillimin e qëndrueshëm të kësaj zone. Pjesëmarrësit janë shumë të emocionuar dhe të nxitur nga analiza e bërë prej specialistëve të disiplinave të ndryshme si Shkelzen Marku nga Fondacioni Yunus, që trajtoi temën e bizneseve të hoteleri-turizmit, ose Jaho Braha, që është specialist i historisë dhe etnografisë. Presidentja e MWL-së , Sr. Imelda Poole shprehu mbështetjen që fondacioni po i ofron komunitetit dhe i ftoi pjesëmarrësit të bënin një përpjekje të përbashkët si aktorë kyç në komunitet, për të luftuar varfërinë si burim trafikimi dhe për të përdorur mundësitë për zhvillim të qëndrueshëm.

Një falënderim i veçantë për ndihmën dhe mbështetjen në organizimin e kësaj veprimtarie shkon për: Alban Doci, Ilirjan Leshi, Edmond Kocli dhe Manushaqe Çypi.

 


 

Një sfidë gjatë këtyre 20 viteve në Shqipëri ka qenë ndalimi i fenomenit të emigrimit të jashtëligjshëm.

Një sfidë gjatë këtyre 20 viteve në Shqipëri ka qenë ndalimi i fenomenit të emigrimit të jashtëligjshëm.  MWL po mbjell shpresë përmes mundësive që po krijon. Kemi filluar një kurs zdrukthëtarie në Fushë-Arrës të Pukës. Në vetëm pak muaj, pjesëmarrësit do të fuqizohen, që të fitojnë më shumë të ardhura për familjet e tyre duke iu shitur turistëve  produktet dhe suvenirët artistike artizanale të bëra prej tyre. Këta individë janë shembuj të atyre personave që duan t’ia dalin pavarësisht vështirësive që hasin për shkak se jetojnë në zona të thella të Shqipërisë. I urojmë shumë fat pjesëmarrësve në kurs! Qëndroni me ne për të parë punën e tyre të mrekullueshme!