Dita e Shën Bakitës në shkurt të vitit 2018 tërhoqi shumë njerëz te Katedralja e Shën Palit në qendër të Tiranës. “Thojini PO Lirisë dhe JO Skllavërisë: Migrim pa trafikim.” Kjo është diçka që na prek të gjithëve, kudo qofshim nëpër botë. Këtu në Shqipëri ne kemi kampe refugjatësh dhe shteti nuk vendos dot drejtësi për gjithë ata njerëz që kalojnë kufijtë tanë. Me mijëra shqiptarë janë refugjatë në të gjithë Evropën dhe disa kanë rënë pre e trafikimit të qenieve njerëzore. Kjo ditë na mundësoi që të përqendroheshim te detajet dhe vuajtjet e viktimave të një krimi botëror nga i cili duhet të na vijë turp. George Frendo OP, Arqipershkëv i Tiranës dhe Rovena Voda, Zëvendës Ministre e Punëve të Brendshme, Drejtoria e Antitrafikut dhe Migracionit, kanë dhënë fjalime prekëse dhe plot pasion gjatë këtij shërbimi, duke theksuar shumë problematika që lidhen me trafikimin e qenieve njerëzore dhe reflektimin mbi historitë që i kanë sjellë këto trauma.

 

 

Shërbimi në Shqipëri përfshinte një thirrje për veprim. Fondacioni “MWL” iu përgjigj kësaj thirrjeje duke mbledhur produktet e nevojshme për kampin e refugjatëve në afërsi të Tiranës.  Më 6 mars, në bashkëpunim me drejtorin e kampit të refugjatëve, gjashtë nga anëtarët e stafit të MWL-së mbushën dy makina plot me produkte për t’i dërguar te kampi. Disa nga produktet ishin atlete të reja, rroba, pajisje kuzhine. Këto produkte u kërkuan nga stafi i qendrës. Aktualisht janë 94 refugjatë në kamp, 34 prej të cilëve janë nga Siria dhe sapo kanë mbërritur në qendër. Njëri prej tyre iu afrua Imeldës dhe i kërkoi një triko. Kjo na bëri të kuptojmë se sa ftohtë duhet të kenë ata në këtë klimë plot lagështi që po përjeton Shqipëria.

Fotografitë e mbrëmjes, të përqendruara në këtë problematikë, e reflektojnë shumë mirë atmosferën e asaj nate. Ndërsa fotografitë e qendrës së saporinovuar tregojnë kujdesin që Shqipëria po i kushton kujdesit ndaj refugjatëve. Buxheti është i ulët, por përfshirja e UNHCR-së dhe e organizatave të tjera po e bën të ardhmen e kësaj qendre një fokus parësor.