Departamenti financiar në MWL.

Në çdo hap të jetës sonë, ne shqetësohemi vazhdimisht për gjendjen tonë financiare. Disa njerëz ia dedikojnë jetën kësaj pune dhe përpiqen të mësojnë gjithçka për financën dhe kjo iu pëlqen shumë. Për disa të tjerë, financa është vetëm numra dhe çështje të ndërlikuara, dhe nuk iu pëlqen fare të merren me kontabilitetin.

Në departamentin e financës, ne punojmë dhe shikojmë se si funksionon gjithçka në Fondacionin Mary Ward Loreto.

Ne e kemi të nevojshme që njerëzit të na japin mendime. Kështu arrijmë të përmirësohemi.

Muajin e kaluar zhvilluam një auditim. Audituesi bëri disa kontrolle, si raporte dhe kostot e raportuara donatorëve, kostot në përputhje me projekt dokumentin dhe projekt buxhetin me shpjegimet e devijimeve; vërtetimi i kostove dhe i nevojës për dokumentacionet shtesë dhe të nevojshme. Auditimi i Fondacionit MWL është bërë në përputhje me ligjin shqiptar dhe me standardet ndërkombëtare të kontabilitetit.

E përfunduam me sukses auditimin dhe kontabilitetin edhe për një vit tjetër në Fondacionin Mary Ward Loreto në Shqipëri.

 

Menaxheri i logjistikës bashkëpunon me stafin dhe palët e treta.

Ekipi i logjistikës punon për të siguruar zbatimin e shkëlqyer të veprimtarive të Fondacionit Mary Ward Loreto. Ky ekip përbëhet nga katër persona me profile të ndryshme pune, si: menaxhimi i logjistikës së Fondacionit MWL, udhëtimi, ushqimi dhe akomodimi në të gjithë Shqipërinë ku ai vepron.

Stafi i logjistikës e ka përditësuar inventarin sipas rregullores së Fondacionit MWL.

Gjithashtu, ne kemi treguar vëmendje të veçantë për mirëmbajtjen e makinave, sepse mendojmë se ato janë faktor kyç për realizimin dhe sigurinë e stafit gjatë kohës kur udhëtojnë.

Një tjetër aspekt me rëndësi është kujdesi për pastrimin e zyrave dhe gatimin. Këto shërbime kanë qenë gjithmonë të një cilësie të lartë. Cilësia e veprimtarisë së tyre përbën një shembull për të gjithë ne dhe për personat që na vizitojnë.

Për më tepër, stafi i logjistikës i ka kushtuar vëmendje të veçantë mbështetjes së kolegëve në qytetet e tjera ku veprohet në Shqipëri. U zhvilluan rreth 12 trajnime dhe takime me stafin e Fondacionit MWL, që u menaxhuan me sukses nga stafi i logjistikës. Janë bërë plane për udhëtime të suksesshme të këtyre trajnimeve dhe për fusha të tjera të punës gjatë çdo javë, dhe janë bërë fotografi, janë përgatitur ushqime të lehta dhe gjatë të gjitha momenteve të veprimit duhet t’iu kushtohet vëmendje urgjencave.