BIZNESI SOCIAL MARY WARD

Krijimi i qëndrueshmërisë për gratë dhe vajzat për të ulur rrezikun e trafikimit dhe shfrytëzimit.

Tashmë janë ndërmarrë hapat e parë për lehtësimin e problemeve të grave në zonat rurale në Shqipëri, por pabarazitë gjinore janë ende të rrënjosura thellë në shoqëri dhe shndërrimi duhet përshpejtuar, sipas raportit të ri të FAO-së: Gjinia, Bujqësia dhe Zhvillimi Rural në Shqipëri. Vetëm rreth 37 për qind e grave në Shqipëri pasqyrohen në të dhënat kombëtare si të punësuara formalisht. Në të vërtetë, në punë janë një numër më i madh i tyre. Përqindjet e punës joformale janë më të larta për sa iu përket veprimtarive bujqësore, dhe veçanërisht për gratë. Vetëpunësimi i paregjistruar arrin deri 30 dhe 45 për qind të produktit të brendshëm bruto në Shqipëri, siç vërehet në raport. Puna e grave në ekonominë joformale dhe në shtëpi nuk llogaritet ose llogaritet në një shkallë më të ulët në statistika. Pengesat strukturore dhe kulturore vazhdojnë ta vështirësojnë përfshirjen e grave në sektorë dhe profesione me rrogë më të lartë.

Biznesi Social Mary Ward po përpiqet të krijojë mundësi të reja socioekonomike për gratë dhe vajzat që jetojnë në zona rurale dhe zonat më pak të zhvilluara duke iu ofruar shanse dhe mundësi punësimi dhe vetëpunësimi.

Hapja e projektit të biznesit social të MWL-së ka sjellë bashkëpunimin më të ngushtë me Yunus Social Business Balkans. Drejtori Ekzekutiv i YSB-së po mbështet zhvillimin e strategjisë së MWL-së për hapjen e biznesit social me tre degë: Dyqani i suvenirëve dhe artizanatit në Valbonë, punishtja e rrobaqepësisë në Kallmet, dhe Pika e Shitjes në Tiranë. Koncepti i biznesit social MWL është subjekt i tregtisë së lirë. Gjatë vitit të parë do të zhvillohet prodhimi dhe do të testohet tregu, si dhe do të krijohen marrëdhëniet me klientët në tregun shqiptar dhe atë të huaj duke synuar shoqëritë dhe bizneset etike të shitjes me pakicë. Është punësuar një përfaqësues shitjesh, që ka përvojë në këtë fushë dhe do të zhvillojë shitjet dhe biznesin social Mary Ward gjatë hapave të tij të parë. Tashmë janë punësuar 10 gra dhe po përfitojnë një rrogë të denjë me sigurime shoqërore, duke përfshirë edhe 23 gra të tjera të vetëpunësuara që punojnë si furnizueset tona. Bizneset e vogla të drejtuara nga gratë do të lulëzojnë nëpërmjet kësaj mundësie.


 

Shitja e produkteve të grave në tregun e parkut të Butrintit në Sarandë.

Nga Saranda na vijnë lajme të mira dhe gjatë muajit të kaluar një nismë shumë e rëndësishme ka përparuar shumë. Sezoni veror është hapur dhe ka sjellë edhe mundësi të reja për grupin e grave të MWL-së nga Shëndëllia, për t’i shitur produktet artizanale në parkun e Butrintit në Sarandë. Shtatëmbëdhjetë gra të komunitetit kanë punuar shumë, për të paraqitur në treg produkte shumë të bukura, si stoli, çanta, rroba dhe suvenirë. Ato janë të lumtura për këtë mundësi, sepse arrijnë të fitojnë më shumë para për familjet e tyre.

Falënderojmë Drejtorin e parkut të Butrintit për mbështetjen e ofruar për projektin. Ne jemi të hapur për biznes, prandaj ejani dhe shihni produktet tona të bukura artizanale!

 

 

 

 

 


Hapja e dyqanit të suvenirëve në Valbonë.

 

Fondacioni MWL ndërmori një nismë shumë të rëndësishme këtë muaj: hapjen e një kioske për produktet artizanale. Zhvillimi i kësaj nisme u ndërmor nga Projekti i Mary Ward Loreto për Gratë dhe gratë e Tropojës. Dyqani u hap më 12 maj për turistët, që vizituan dhe panë produktet e grave. Gratë tona janë të lumtura dhe plot shpresë për këtë mundësi që iu është dhënë për të shitur punimet e tyre dhe për të dëshmuar frytet e punës së tyre. Ato punojnë çdo ditë dhe vendosin kreativitetin në punën e tyre për t’i dhënë klientëve një produkt cilësor.

Është më shumë se artizanat, është një histori e fuqizimit të grave.

Ejani të shikoni punën e tyre të mrekullueshme! Së bashku po mbjellim shpresë!

Faleminderit që ishit pjesë e këtij udhëtimi!

 

 

 

 


 

Zhvillimi i punës me gratë në Hot të Ri, Shkodër.

Grupi i grave i MWL-së në Hotin e Ri është bashkuar për të bashkëpunuar për zhvillimin e veprimtarive shoqërore dhe ekonomike. Gratë mblidhen çdo ditë në Qendrën e MWL-së. Ato bëjnë kartolina dhe qirinj ndërkohë që kujdesen për shëndetin social së bashku dhe mbështesin njëra-tjetrën.

Gratë gjithashtu kanë reflektuar për pikëpamjet dhe idetë e reja për të nisur veprimtaritë ekonomike. Ato duan të përvetësojnë dhe të praktikojnë aftësi të reja, që do t’i ndihmojnë jo vetëm në krijimin e kapacitetit, por edhe në sjelljen e të ardhurave për familjet e tyre. Prodhimi i produkteve artizanale të sapunit aromatik konsiderohet si mundësi shumë interesante që gratë ta shfrytëzojnë me mbështetjen e MWL-së.  Shpeshherë ne duhet të ndalojmë, të reflektojmë dhe të analizojmë në mënyrë që të bëjmë bëma të mira. Vetëm atëherë do të jemi në gjendje të rritemi!