Patty Stein nga Shtetet e Bashkuara, e sapodiplomuar nga Universiteti i Oklahomës (Boomer Sooner!, kënga e universitetit) për Menaxhimin e Organizatave Jofitimprurëse, dhe një nga prurjet më të reja të ekipit të Fondacionit “Mary Ward Loreto”, në pozicionin e përgjegjëses për zhvillimin.

Ajo u shpërngul në Tiranë në shkurt, pasi u diplomua në dhjetor dhe tani po jeton këtu me të motrën, bashkëshortin e saj shqiptar dhe 3 fëmijët e tyre. “Këto muajt e fundit në MWL kanë qenë të furishme dhe do të doja të ndaja me ju pse më pëlqen kaq shumë të punoj për këtë fondacion, me çfarë jam marrë dhe çfarë duam të bëjmë. Si përgjegjësja për zhvillimin në MWL, puna ime është të komunikoj atë që ne bëjmë si organizatë dhe të zbus tensionin e financimit, në mënyrë që stafi të mund të përqendrohen te projektet e tyre dhe ajo që bëjnë më së miri.

Me këtë ekip si rojet e mia bregdetare, jam zhytur thellë në punën që ne bëjmë anë e mbanë Shqipërisë. Kam vizituar komunitetet e projektit tonë për gratë, kam marrë pjesë në konferencën për arsimin në Shkodër, kam marrë pjesë në takime, aktivitete rrjetëzimi dhe në javën e trajnimit të stafit në prill.

Me gjithë modestinë e mundshme, MWL po bën punë të jashtëzakonshme.

Më ka lënë pa fjalë pasioni dhe iniciativa që ka stafi dhe që i karakterizon çdo ditë në punë.

Së fundmi, bëmë një përmbledhje të gjashtë muajve të tjera të punës sonë dhe një nga detyrat e mia të para ishte hartimi i raportit tonë 6-mujor. Është i disponueshëm në faqen tonë të internetit, këtu. Ju lutemi të gjeni kohën për t’i hedhur një sy, për të parë jo vetëm ku kemi qenë, por edhe ku do të shkojmë dhe çfarë ëndrrash kemi për programet tona.

Këtu hyj unë. Siç mund ta vini re nga raporti ynë 6-mujor, në mënyrë që projektet tona  t’i shërbejnë sa më mirë popullit shqiptar dhe për të luftuar kundër trafikimit të qenieve njerëzore, nevojitet që të zgjerohemi dhe të rritemi.

Që kjo të mund të ndodhë, ne duhet të rrisim bazën e financuesve dhe të kërkojmë më shumë mundësi financimi. Deri më tani, këto nisma kanë qenë të vështira për t’u përmbushur vetëm për shkak të punës që duhet bërë dhe sepse stafi ekzistues ka qenë shumë i zënë. Që kur u punësova unë, kam mundur që ta lehtësoj pak stafin, duke i lejuar që të përqendrohen në projektet e tyre, ndërsa unë përqendrohem te gjetja e financimit.

Po hartoj një plan të ri për mbledhjen e fondeve, që ka një perspektivë të re për ku jemi drejtuar dhe ku shpresojmë të jemi vitin e ardhshëm.

Siç jemi shprehur në raportin tonë 6-mujor, ky përvjetor i pestë është kohë shumë e mirë për t’u përfshirë në Fondacionin “Mary Ward Loreto”. Po prekim më shumë njerëz se kurrë dhe kemi plane të mëdha për vitin e ardhshëm.

Mund të na ndihmoni të arrijmë qëllimet tona?

Keni pyetje për vitin e  ardhshëm dhe se si mund të përfshiheni?

Kontaktoni me mua dhe të flasim për si ne “Po kërkojmë të vërtetën, po bëjmë drejtësi” dhe “Referuar gjithë gjërave që kanë lidhje me Zotin”, siç ka thënë edhe Mary Ward Loreto dhe se si ju mund të bëheni pjesë e vitit që mendojmë se do jetë më i miri për ne.”


 

Një trajnim për mbledhjen e fondeve për ngritjen e kapaciteteve në Shqipëri, 10-11 prill 2018.

Fondacioni “Arise” dhe “Mary Ward Loreto”, u mblodhën në Tiranë, Shqipëri për një workshop 2-ditor për mbledhjen e fondeve për  organizatat bazë të angazhuara në punën kundër skllavërisë. Ky workshop mbuloi të gjitha aspektet e ciklit të granteve, që nga kërkimi i financuesve, te hartimi i propozimeve, deri te krijimi dhe mbajtja e marrëdhënieve të mira me donatorët.

42 pjesëmarrësit përfshinin anëtarët e RENATE nga Evropa Lindore dhe përfaqësues të organizatave të ndryshme partnere në Shqipëri.

Pjesëmarrësit u larguan nga workshop-i me më shumë besim në aftësinë e tyre për të identifikuar dhe ndarë punën e tyre me financuesit e mundshëm dhe për të përgatitur propozime. Pjesëmarrësit u praktikuan për zhvillimin e elementëve të propozimeve të mira, duke përfshirë kornizat logjike dhe deklaratat e nevojave, këshillat e marra dhe strategjitë për krijimin e marrëdhënieve me financuesit  dhe konceptet dhe frazat kyçe të mësuara për financimin kundër skllavërisë.

Workshop-i u kryesua nga Kate Horner, drejtorja e menaxhimit e Forward Motion Strategies. Ajo ka më shumë se dhjetë vjet përvojë me organizatat jofitimprurëse në hartimin, monitorimin, vlerësimin dhe menaxhimin e granteve të programeve.

Ky workshop  i dha një mundësi të shkëlqyer të gjitha organizatave për t’u rrjetëzuar dhe ndarë përvojat e tyre në mbledhjen e fondeve.

Jemi optimistë për vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet Fondacionit “Arise” dhe “Mary Ward Loreto”.